Nga Ilirjan Blloshmi
Një here gjeniu e letrave. Dante Aligerin e thirren në mbretërinë e Veronës. Princi e pyeti.
-Ju dini kaq shumë gjëra? Si ka mundësi ju urrejnë kaq shumë në oborr? Me shume duan kllounin sesa juve?
-Dante rrekelleu gotën e verës dhe ju drejtua princit. -Madheri të gjithë jemi të pritur të duam atë që i ngjajmë me shume. Ky pejsazh është aq real tek ne në Shqipëri.
Sepse shikon……
Që shoqëria shqiptare ka arritur në gjendjen, në të cilën nuk e njeh i pari të dytin dhe anasjelltas. Si në një prodhim robotik, ajo po çmontohet me një shpejtësi tronditëse dhe prandaj, duke humbur lidhjet, duke u shpërbërë, pjesë të ndryshme të saj kanë filluar të mos njohin më njëra-tjetrën, të mos komunikojnë, madje po zhyten gjithmonë e më shumë në një armiqësi që bëhet edhe më e pashpjegueshme sa më shumë kalon koha.
Truri, qendrat e neuroneve, kanë pushuar së emetuari impulse, sinjale, ose edhe kur e bëjnë këtë, sinjalet e emetuara janë çoroditëse, pa lidhje, të sëmura, haluçinante. Njerëzit kanë humbur kthjelltësinë e vështrimit, dhe ajo që është më e rëndësishme, kanë humbur fjalët, nuk kanë më çfarë të thonë, vetëm përsërisin atë që kanë thënë më parë, shumë kohë më parë. Nëse je kundër një establishmenti, të turren militantët qoftë të PD-se, qoftë të PS-se.
Nuk ka pushkatime pa gjyq, nuk ka internime, mund të flasësh kundër po të duash dhe pa u futur në burg. Por përsëri nuk je i lirë të thuash atë që mendon. Nëse thua fjala vjen që partia demokratike ka bij komunistësh e kriminelësh në gjirin e saj të turren militantët e PD-se. Të thonë po bën biografi si në komunizëm. Nëse thua fjala vjen që partia socialite e ka mbushur shqipërine me hashash, të turren militantët e PS e të thonë qe mendon si Saliu. Disa “shoqeri civile” që bëjnë proteste për gjithcka, madje të përdorin dhe kur vdes. Që vetëm e vetëm të marin pak fame, akuzojne popullin se nuk u shkon mbrapa.
Një stacion televiziv mund të dëgjosh: u zhvillua seanca e 150-të për Shullazin dhe dështoi përsëri. Ajo zgjati vetëm 10 minuta. Në një stacion tjetër dëgjon se mbyllet cështja për X gjyqtar. Diku tjetër ja si ishte veshur Shkëlzeni para komisionit hetimor. Ja sa herë bën seks Enca. Kristi Pinderi largohet nga Shqiperia ejt etj.
Shqiptarët vazhdojnë të kryejnë ritualet: të hanë darkë, të flenë, të shkojnë të nesërmen në kafene. Mbi të gjitha vazhdojnë të heshtin, ekzaktësisht si të ishin në një vend tjetër, në një shtet tjetër, që mezi pret t’i kapë në gabim dhe t’i dëbojë jashtë kufijve të tij. Kështu është kur krijon njeriun e gabuar. E njeriu i gabuar është ndertuar nga këta që të shajnë po nuk u shkove mbrapa. Njeriu i gabuar është ndërtuar nga analistët, politkanët, shoqëria civile. E kur kemi krijuar këte lloj njeriu mos prisni që ky lloj njeriu të reagojë as kur e doni ju që e krijuat.