Në Shqipëri, tema që vlon debatin politik është ajo e reformës në drejtësi. Sy e veshë nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë pasur edhe një rol kryesor në hartimin e kësaj reforme.
Kryediplomati amerikan në vendin tonë Donald Lu, ka shprehur vazhdimisht publikisht kërkesat e tij ndaj Shqipërisë, se si politika duhet të tregojë se reformës në drejtësi mund t’i besohet. E kjo provë, është që të prangosen më në fund, ata që Lu i quan peshqit e mëdhenj. Fundi i janarit ishte koha që Lu i dha drejtësisë për të kapur “peshqit e mëdhenj”, zyrtarë të lartë të përfshirë në krim e korrupsion, raporton Express. Por kjo nuk ndodhi, e jo më kot në rrjetet sociale shpërtheu edhe humori duke shprehur fantazinë përmes fotove të ndryshme ironike e qesharake.
Por, ndërsa peshqit e mëdhenj nuk po kapen…peshqit, janë në menunë e preferuar të ndërkombëtarëve.
Express mëson se këtë mbrëmje, shtatë ambasadorë të rëndësishëm, përfshi atë amerikan, Donald Lu, janë duke darkuar në një restorant të njohur në Tiranë. Nga duart e Renato Mekollit, kryediplomatët do të kenë menu vegane dhe peshk.
Express mëson se ë darkë janë
Donald Lu – Ambasadori i SHBA-ve
Duncan Norman (Ambasadori i Britanisë)
Alexandra Bugailiskis (Ambasadori i Kanadasë)
Makoto Ito – (Ambasador i Japonisë)
Nicoletta Piccirillo (Këshilltare e ambasadës italiane)
Isabelle Le Guellec (Këshilltare e parë në ambasadën Franceze)
Marc-Antoine Dumas – funksionarë i lartë i Ambasadës së Kanadasë në Romë
Në tryezë është menduar të vendosen edhe emrat e shtatë të pranishmëve.
Çfarë po gatuhet në këtë takim?!