Andi Toma, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes së 1 shkurtit, pas kallëzimit penal nga ministri i Transporteve Damian Gjiknuri. Ai akuzohet për abuzime dhe korrupsion gjatë ndërtimit të rrugës Elbasan-Gjinar. Ai u arrestua së bashku me ish-Drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika, i cili vjen nga radhët e LSI, dhe që akuzohet për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 50 milionë eurosh.
Por ndryshe nga ajo që ndodh me arrestimin e Xhikës, ku LSI është “ngritur” në këmbë, që nga anëtari më i thjeshtë tek kryetarja e partisë Monika Kryemadhi, apo ish-ministri Edmond Haxhinasto, i cili nuk mungoi as në seancën, Lulzim Basha, hesht për Andi Tomën.
Ndërkohë që LSI e quan akuzë politike, Lulzim Basha hesht për ish-drejtorin dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.
Andi Toma është ish-Drejtori i Rrugëve, si dhe gjatë kohës së drejtimit të ministrisë së Transportit nga Lulzim Basha, ish-drejtor juridik në këtë ministri. Ai ishte një nga shërbëtorët dhe njerëzit më besnikë të Lulzim Bashës, gjithçka fillon me “Rrugën e Kombit”. Po ashtu siç ndodh shpesh me Lulzim Bashën, ai i mohon dhe hesht kur bashkëpunëtorët e tij ndodhen në probleme me ligjin. Aq i trembur duket Basha saqë ka frikë të mbajë edhe qëndrim.
Pse hesht Lulzim Basha për arrestimin e Andi Tomës? Ai ka qenë nën hetim që në vitin 2009 bashkë me Lulzim Bashën Ministër asokohe, për dosjen “Durrës-Kukës”, por si duket Basha tashmë ka frikë për veten e tij.
Lulzim Basha hesht, dhe kërkon të hiqet si shenjtor. Por kjo tregon vetëm panikun e kreut të PD-së. /CNA.al