Shumë njerëz kur blejnë një celular të ri duan ta dinë nëse ai është origjinal apo dikush është duke i mashtruar. Nëse dëshironi të dini se mund ta kuptoni kur një iPhone është origjinal ose fals, duhet ta kontrolloni numrin e serisë të tij.
Për ta kontrolluar numrin serisë, ju mund të:
- Shkoni në Settings
- Më pas të shkoni në General
- Pastaj tek About
- Rrëshqisni poshtë dhe kontrollojeni numrin e serisë (Serial Number)
- Shënoni numrat dhe kontrollo vërtetësinë e tyre tek ky link, https://checkcoverage.apple.co… numrin e serisë.
Nëse ju del mesazhi që thotë “Na vjen keq por ky numër serie nuk është valid”, atëherë ka shumë gjasa që celulari juaj të jetë fals.