Pak para mesditës në Genova ka rënë një pjesë e urës, e cila njihet edhe si ura Morandi. Viktimat deri më tani mendohet të jenë 11 sipas bilancit paraprak, ndërsa mes të vdekurve është edhe një fëmijë, ndërkohë që janë edhe pesë persona të plagosur rëndë. Imazhet tregojnë se si shembet struktura e urës dhe se si në momentin e rënies ajo merr me vete edhe disa makina.
“Ky është ferri” , thonë ata të cilët janë duke nxjerrë të plagosurit.
Shkak për rënien e urës mund të ketë qenë një defekt strukturor. Të dyja pjesët e urës kanë rënë në rreth 100 metra. Pasojat në qarkullim kanë qenë mëse të dukshme, një numër i konsiderueshëm makinash kanë mbetur të bllokuar në trafik pas incidentit. Ura Morandi është ndërtuar që në vitet ’60 dhe gjendet mes zonave Sampierdarena dhe Cornigliano.
Dëshmia
Një filmim i publikuar në Facebook, ngrin në momentin e shembjes së urës. Në imazhe duket mjegulla që po mbulon qytetin e Genovës si dhe ura që bie. “O zoti im,” dëgjohen ulërimat, teksa një person filmon shembjen. “ Pashë njerëz që vraponin, të zbathur dhe të terrorizuar,” tregoi Alberto Lercari, i cili ka qenë prezent në momentin e ndodhisë.
“Duke dalë nga tuneli pashë që makinat ishin duke u ngadalësuar, pastaj dëgjova një zhurmë të madhe. Njerëzit ishin duke vrapuar në drejtimin tonë. Ishte e tmerrshme.” tha ai. “Pashë urën teksa shembej. Kishim ndaluar në trafik, pashë tragjedi me sy, më pas asgjë”, tregoi një tjetër dëshmimtar.
Ndërkohë që dëshmi të tjera flasin për një vetëtimë që mund të ketë goditur urën