Shembja e urës Morandi në autostradën A10 në Genova në Itali, ka sjellë pasoja fatale. Deri tani raportohet se 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet sërish, për shkak të numrit të madh të të plagosurve.
Mediat italiane raportojnë se mes viktimave ka edhe fëmijë.
Makinat dhe njerëzit e përfshirë në katastrofë kanë rënë nga së paku 100 metër dhe autoritetet kanë ngritur dyshimet për kolaps të strukturës së urës.
‘Këtu është ferri’,- shprehen të terrorizuar dëshmitarët e ngjarjes por edhe punonjësit e ndihmës së shpejtë të cilët po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat.