Edmira Xhaferraj nëna e dy fëmijëve, e cila vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Dem” ka rrëfyer në “Shihemi në Gjyq” se çfarë ndodhi në 6 Dhjetor të 2013. Njerëzit e ish- burrit, por dhe ai vetë pretendojnë se ajo ka pasur një marrdhënie intime me burrin e motrës së tyre dhe të dy së bashku kanë tentuar të vrasin Saimir Xhaferrajn.
Eni Çobani: Ne presim nga ty të na tregosh. Çfarë ka ndodhur dhe për çfarë arsye sot ti i ngarkon babit ndihme, pse këtu nuk është ish bashkëshorti jot, ish kuanti jot dhe njerëzit e burrit? pse ka ndodhur? Ke qenë t’i në këto vendimmarrjet e gjykatave sepse mua më është dashur jo orë, por ditë për ta gjykuar. Heshtjen tënde në këto momente unë nuk e kuptoj. Ke ditën tënde për të folur që të të kuptojë publiku, por dhe këta njerëz që kanë dhënë vendimin për ty.
Edmira Xhaferraj : Natën e 6 Dhjetorit në orën 9:30 kam qenë duke çuar çunin në gjumë. Kam qenë në dhomë të gjumit dhe me derë të mbyllur.
Eni Çobani: Këtu thuhet që ka qenë me derë të hapur dhe ju nuk keni qenë brenda.
Agimi: Pse nuk më morë në telefon …
Edmira Xhaferraj : Nuk pata mundësi të të telefonoja, sepse nuk më kanë dhënë mundësi familjarët e tij.
Natën e 6 Dhjetorit kam dëgjuar zhurmë dhe kam dalë nga dhoma e gjumit, në korridor jam ndeshur me dy kunetërit Përparim dhe Gazmend dhe më thonë çfarë ke bërë.
-Unë thashë s’kam bërë asnjë gjë, më kanë goditur dhe kam humbur ndjenjat. Më pas kam humbur ndjenjat dhe kur zgjohem shoh që shtëpia ime ishte e mbushur me policie. Hajt se po le një deklaratë, sepse burri ishte i plagosur.
Eni Çobani: Jo, i plagosur por burri juaj ishte me 24 goditje thike në pjesën e krahërortit dhe të barkut.
Edmira Xhaferraj : Unë nuk kam parë asnjë gjë.
Eni Çobani: Shpjegoje ngjarjen ç’fare ke bërë, na shpjego pse akuzohesh dhe je dënuar me 20 vite burg?
Edmira Xhaferraj : Akuzohem për vrasje të mbetur në tentative me ish- kunatin, me burrin e motrës së ish- bashkëshortit. Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë familjare.
Eni Çobani: Kush është lidhja jote me Aleksandër Ahmetaj që vuan të njëjtin dënim me ty, me 20 vite burgim.
Edmira Xhaferraj : Unë e konsideroja si kunatin tim, por jo që të kem lidhje intime me të, sikurse letrat i kanë bërë zi sot. Me kanë arrestuar në 11:30 të natës dhe me kanë thënë të lesh një deklaratë në polici. Ndërkohë ne pyetjet të tjera kanë folur dhe të tjera kanë shkruar. Nuk me kanë pyetur për avokat. Ju thoja që nuk kam bërë asnjë gjë, por askush nuk më besoi.
Arditi: Kush e ka bërë sipas teje, këtë vepër?
Edmira Xhaferraj : Këtë vepër e ka bërë kunati i tij.
Arditi: Për cilin motiv ?
Ata kanë punuar bashkë ne Athinë dhe kanë pasur një konflikt. Ish- bashkëshorti e ka sharë nga nëna dhe ai nuk e ka duruar, pasi nuk ka qenë i pranishëm në vdekjen e nënës së tij./tvklan.al