Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump. Ky është pretendimi i Omarosa Manigault Newman, ish-ndihmësja e presidentit amerikan.
“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, ka shkruar Newman në librin e saj “Unhinged” (Jasht kontrollit), në të cilin përshkruan ditët që ka kaluara në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo ka komentuar edhe marrëdhëniet në Shtëpinë e Bardhë dhe, ndër të tjera, pretendon se zonja e parë e SHBA-së Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.
“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.
Newman thotë se Trump kishte detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët, e në këtë vizitë Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson).