Në një kohë që shumë prej qytetarëve i janë drejtuar zonave bregdetare për t’u freskuar, janë me dhjetëra efektivë të policisë Bashkiake të cilët punojnë nën temperaturat e larta të këtij gushti për mbarëvajtjen e punëve të qytetit.
Janë me dhjetëra raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj. Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.