Shembja e urës në autostradën A10, shkaktoi një tragjedi ditën e sotme në Genoa të Italisë, ku deri tani raportohen 22 të, dhjetrëa të plagosur dhe disa persona të zhdukur.
Por fatmirësisht ka dhe nga ata persona që i kanë shpëtuar mrekullisht nga kjo tragjedi, dhe njëri prej tyre është dhe ish-futbollisti i Zenitit, Domenico Criscito, që u kthye këtë verë te Genoa.
Futbollisti me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar se vetëm 10 minuta para se të shembet kishte kaluar në atë urë.
“Po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë ata që më kanë shkruar, pasi janë të shqetësuar për mua dhe familjen time. Jemi mirë, kemi kaluar në atë urë ekzaktësisht 10 minuta se të shembej.
Jam pranë familjeve të viktimave. Nuk ka mundësi që një urë në një autostradë të shembet në atë mënyrë. NUK ËSHTË E MUNDUR! Duhet bërë diçka për këtë vend, ku njerëzit ikin pikërisht për këto gjëra. Kemi nevojë për siguri, kemi nevojë për dikë që të bëjë diçka. Kjo që po ndodh është e tmerrshme”, – shkruan futbollisti.