Kryeministri Edi Rama, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shfaq “entuziazmin” për avionin e ri që do të nis fluturimin nën logon e firmës “Air Albania”.
Foto e postuar nga kryeministri, tregon se si do të duket avioni i linjës ajrore shqiptare, që pritet të vendoset në funksion së shpejti.
Linja do të quhet “Air Albania” dhe dizajni padyshim është me motive shqiptare, ku duken qartë krahët e shqiponjës kuq e zi në bishtin e avionit.
Nga fotoja e postuar në rrjetin social, krahët dhe bishti i avionit do të jenë me ngjyrë të kuqe dhe me detaje të zeza, duke dhënë idenë e krahëve të shqiponjës dykrenare.
Pranë derës së parë të avionit, pranë kabinës së pilotëve, dallohet edhe flamuri shqiptar./Ekskluzive.al