Hashim Thaçi përshëndet deklaratën e Angela Merkel se nuk ka ndryshime në kufij”, kjo ka qenë deklarata ironizuese e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç në vazhdën e deklaratave dhe kundër deklaratave për korrigjim të mundshëm kufiri mes Kosovës dhe Serbisë
“Çfarë hipokrizie. Së pari, me armë, dhunë dhe krime, kufijtë e Serbisë janë shkatërruar dhe tani është për mos ndryshim kufijve. Çfarë kufijsh? Kur ka ekzistuar kufiri mes Serbisë dhe Kosovës”,tha Daçiç për “Tanjug”.
“Edhe unë jam për pandryshueshmërinë e kufijve me dhunë, por që kur fillojmë të mbështetemi në këtë parim? Ju së pari shkatërruat kufijtë e Serbisë dhe tani ju kujtohet se nuk ka më ndryshim në kufij”, shtoi ai.