Fatos Lubonja ka komentuar protestat në Rumani, por me ato që thotë ka dy probleme, ose e ka lënë burgu mangut nga trutë, ose Hoxha paska patur të drejtë që e paska burgosur… për ta shpëtuar nga çmendia
Duke folur për News 24, e duke qenë deficent në analizë dhe jashtë realitetit si çdo i sëmurë mendor, ai ka ai ka thënë se gjoja protestat ne Rumani po i bëjnë emigrantët, gjë që është një gënjeshtër e trashë.
Protestat në Rumani po i bënë opozita rumune, për ato arsye që çdo shqiptarë duhet të protestonte dhe të kërkonte çuarjen para drejtësisë së gjithë atyre opozitarve që kërkojnë atë drejtësi dhe atë qeveri që rumunët po refuzojnë. Kurse Tosi gjen fajtor emigrantët që sipas tij duhet të sjellin ndryshime, ndërsa opozita që ka vdekur të bëjë pushime
Ja statusi i Tosit që tashmë ka gjetur fajtor emigrantët që janë me qeverinë!
“Emigrantët tanë janë më shumë me qeverinë. Nëse do ishin të përfshirë në jetën e vendit si janë këta (rumunët), atëherë do ishte e rëndësishme se krahasimi do ishte motivues.
Njerëz që jetojnë atje (jashtë vendit) s’do duronin që jeta këtu të ishte kështu siç është.
Por, duhet të ishin më të pranishëm, më të informuar. Por në nivelin që janë, s’besoj se ndikojnë në jetën politike.
S’mund të sillnin ndryshimin, e aq më pak një revoltë.
Te ne vëmë re një prirje për të ikur, kurse atje nuk i kanë këputur urat, por është edhe një ndjenjë e përkatësisë.
Edhe shqiptarët e kanë, por ne më shumë na bashkon Skënderbeu dhe Kombëtarja, dhe jo problemet.
Diaspora merret me shumë për të treguar: shiko sa të mirë jemi ne je shqiptarët”/Ekskluzive.al