Një gjykatë turke ka liruar dy ushtarë grekë që akuzoheshin për spiunazh.
Rast ky që kishte thelluar tensionet midis dy aleatëve fqinj të NATO-s, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.
Greqia ka deklaruar se ushtarët kaluan gabimisht në territorin e Turqisë duke ndjekur gjurmët e emigrantëve të dyshuar ilegal.
Gjykatat turke urdhëruan ndalimin e tyre në mars të këtij viti, nën dyshimin se ushtarët grekë kishin hyrë në mënyrë ilegale në Turqi me qëllim të spiunimit ushtarak.