Nuk mbeten pas as deputetët e Partisë Socialiste. Shumë prej tyre kanë nga disa apartamente dhe shumicën i kanë dhënë me qera. Bashkim Fino ka deklaruar të ardhura nga qeraja e apartamentit, 21.600 euro.
Musa Ulqini të ardhura nga qiraja sipas kontratës dt. 18.11.2015, shuma 306.000 lekë. Eduard Shalsi të ardhura nga dhënia me qera e apartamentit, 9.453 euro. Ndërsa Fadil Nasufi ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka fituar 90.000 lekë nga qeraja e dyqanit. Fidel Ylli është në krye të listës nga radhët e socialistëve për fitime, pasi ka marrë rreth 44 milionë lekë të vjetra.
Gramoz Ruçi ka deklaruar të ardhura nga qeratë, 16.320 euro+1 mln lekë. Me qera ka dhënë apartament dhe Ilir Beqaj, i cili ka përfituar 280.000 lekë. Përfitime të larta nga qeratë ka deklaruar dhe deputeti i PDIU, Dritan Bici.
Ai ka deklaruar: Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.01.2006 – 01.08.2016, shuma 2 520 000 lekë; Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.09. 2016 – 31.12. 2017, shuma 320 000 lekë; Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 10.09.2013 – 10.09.2014, shuma 452 100 lekë; Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën tetor 2014 – dhjetor 2014, shuma 990 euro; Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2015, shuma 3 600 euro; Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2016 – tetor 2016, shuma 3 033 euro; Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën janar 2017 – dhjetor 2017, shuma 2 400 000 lekë dhe të ardhura nga qiraja e njësisë tregtare për periudhën janar 2012 – dhjetor 2017, shuma 2 190 000 lekë. /Kliti Topalli