Ideja e Hashim Thaçit për të ndryshuar kufijtë me Serbinë duket se ka elektrizuar tej mase Shqipërinë. Sapo presidenti i Kosovës shfaqi pikëpamjet e tij, reaguan Sali Berisha dhe eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nëse shihet me kujdes, Berisha, Petrit Vasili dhe njerëz të tjerë të Presidentit Ilir Meta janë më të revoltuarit nga ky plan.
Edhe pse SHBA dhe BE dolën pro ndryshimit të kufirit, sërish PD dhe LSI në vendin tonë e kundërshtojnë këtë ide. Por pse Berisha dhe LSI janë rreshtuar kundër? Pas deklaratave të Petrit Vasilit dhe eksponentëve të LSI fshihet presidenti Ilir Meta. Gjëja që e lidh atë më shumë me Berishën është Rusia.
Është zyrtare që Partia Demokratike ka lidhje me Moskën. Lobimet e saj në SHBA u kryen nga Moska dhe për këtë gjë kanë nisur hetimet dhe nga prokuroria. Por nga ana tjetër dhe LSI njihet për lidhjet e saj me Moskën. Ishte vetë Ilir Meta ai që priti patriarkun rus dhe pati një darkë me të. Po ashtu ai i dha nënshtetësinë Janullatosit, i cili ka lidhje të forta me Rusinë. Luan Rama ka bërë disa vizita në Rusi dhe madje u shfaq në një foto me Vladimir Putin.
Nga ana tjetër, vetë Monika Kryemadhi kur është pyetur mbi lidhjet e PD me rusët, deklaroi se nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunosh me ta. Nga ana tjetër avokat Spartak Ngjela dhe shumë eksponentë të tjerë e kanë thënë se Berisha ka kthyer prej vitesh sytë nga Moska.
Gazeta ka sjell dëshmi se ai ka pasur lidhje me Millosheviç, një njeri i Moskës. Nëse shihen me kujdes reagimet në Tiranë, duket se linja pro ruse po rreshtohet kundër ndryshimit të kufijve. Por në të njëjtën kohë Berisha e Meta po dalin kundër BE e SHBA.