Një 21-vjeçar, nuk e ka menduar mirë, kur ndërsa vodhi një celular, “i hapi punë” të madhe vetes, me atë që Policia i gjeti në shtëpi.
Pas denoncimit të 33-vjeçares E, K., se E. R., i kishte vjedhur celularin, Policia e Fierit ushtroi kontroll në banesën e të riut, ku gjeti 40 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Pas kësaj ai u prangos menjëherë, ndërsa materialet e dosjes së tij, u referuan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Seksioni për narkotikët
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: E. R., 21 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë dyshohet se i ka vjedhur telefonin celular shtetases E. K., 33 vjeçe, banuese në Fier.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja” parashikuar nga Nenet 283/1 e 134 të Kodit Penal.