Strehimin e ka zgjidhur me kredi sociale nga Enti Banesave
Nga kjo krizë ekonomike-financiare nuk po vuan vetëm populli, por edhe përfaqësuesit e popullit, të cilët luftojnë ditë e natë, duke denoncuar dhe duke punuar për të zhdukur varfërinë, papunësinë, diskriminimin, diferencat e pagave e pensione, çmimet e larta, pamundësinë për të blerë ilaçet, veshjet, librat e shkollës dhe për të paguar tarifat universitare për shkollimin e fëmijëve.
Në hall ekononomik, si populli qenka katandisur edhe deputeti opozitar me pagë, dieta e shpërblime mujore 3000 USD, mbasi paguan 2100 euro në muaj për shkollim, strehimin dhe jetesën e vajzës në në universitet në Belgjikë, hall që e ka detyruar të marrë shtëpi banimi me kredi sociale nga Enti Banesave, gjëndje për të cilën flet dhe skeda e pasurisë së tij:
Pasuria e deputetit Edmond Spaho
Të ardhura nga funksioni i deputetit, 2 222 962 lekë.Të ardhura si pagesa nga Universiteti ‘Marin Barleti’, rreth 120 000 lekë.Bashkëshortja, Elga Spaho, të ardhura nga paga dhe puna jashtë orarit, rreth 1 020 000 lek.
Kredi nga Enti Banesave, për blerje banese, në vlerën 1 760 000 lekë, detyrimi i shlyer për vitin 2017 është 64 800 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 275 036 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 324 000 lekë.Të ardhura nga interesat e depozitës dhe bonot e thesarit në Credins Bank, BKT, Intesa Sanpaolo Bank, Banka e Shqipërisë, rreth 300 000 lekë.Bashkëshortja, Elga Spaho, pronare me 100 % e një shtëpie 60 m2 dhe 250 m2 kopsht, trashëguar prej dy prindërve, në tetor 2014.
Pagesë 8460 euro, transferuar në “Universitetin Katolik të Leuven” në Belgjikë, si pagesë shkolle (studimesh) për vajzën Ami Spaho.
Vajza, Ami Spaho, llogari rrjedhëse në bankën “KBC”-Bruksel, me të cilën paguan Universiteti Katolik Leuven 640 euro/muaj (në tetor 2017 janë paguar 1 280 euro) si dhe rreth 360 euro/muaj marrë nga familja për të përballuar strehimin dhe 540 euro/muaj për të përballaur jetesën në Belgjikë.