Clint Eastwood i është rikthyer aktrimit pas 6 vitesh mungesë nëpër filma.
88-vjeçari ka një rol në filmin “The Mule”, ku është vetë producent.
Në këtë film interpreton edhe Bradley Cooper.
Historia, e cila është e frymëzuar nga përvojat e jetës reale të Leo Sharp, fokusohet tek personazhi Earl Stone, që do të luhet nga Eastwood.
Në vijim do të njihemi me 12 thënie të aktorit të madh dhe pas tyre, disa detaje nga jeta “e kabubojsit”…
1. “Respekto zgjedhjet e tua, respekto veten tënde.
Respekti për veten, të shpie drejt disiplinës vetjake.
Kur i ke të dyja këto, atëherë ke pushtetin e vërtetë”
2. “Nuk besoj në pesimizëm.
Nëse diçka nuk ndodh në mënyrën siç do ti, shtyj përpara.
Nëse mendoni se do të bjerë shi, do të bjerë.”
3. “Të gjithë kanë të drejtën të jenë një dështak… vetëm një here ama!”
4. “Nëse doni një garanci, blini një toster.”
5. “Respektoni përpjekjet e juaja, respektojeni veten tuaj.
Kjo është fuqi.”
6. “Çfarë fusni në jetën tuaj, është ajo çfarë nxirrni më pas.”
7. “Gjërat ndryshojnë, gjithmonë.
Shumë njerëz frikësohen nga ndryshimet, por nëse e shikoni si diçka që gjithmonë do të ndodhë, atëherë do të jeni më komfort (komod, rehat)”
8. “Kujtohuni dhe mos i kini zili te tjeret, e nesërmja nuk është e premtuar tek askush.”
9. “Një njeri i mirë, gjithmonë i di kufijtë e tij.”
10. “Nëse don të luash lojën, duhet t’i dish rregullat.”
11. Mendoj se plakja ka qenë diçka e mirë për mua.
Shoqëria jonë moderne, sidomos në Perëndim, dhe sidomos në këto kohë, përkulen para rinisë.
Dhe kjo e bën plakjen për disa njerëz si diçka të frikshme.
Është ajo ideja që plakja e vështirëson gjithçka.
Por kjo nuk vlen në rastin tim.
Sigurisht, janë disa aspekte të jetës që vështirësohen, sepse diçka humbet.
Por e ndjej që tani që jam 88 vjeç, ka gjëra që bëj më mirë dhe i kontrolloj më mirë se më parë….
12. Më pëlqen më shumë të jetoj në të tashmen se në të shkuarën dhe mbi të gjitha të bëj ende ëndrra për të ardhmen.
Megjithatë, ëndrrat në moshën time kanë dy cilësi: e para duhet t‘i realizosh sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse nuk i dihet se sa kohë ke ende në dispozicion dhe e dyta ato janë ëndrrat e tua të vërteta, sepse ti nuk ke më frikë se mos të shkatërrojnë jetën, pasi jeta jote tashmë është në fund”.
Clint Eastwood, nga kauboj në ikonë
Clint Eastwood është një ndër njerëzit e rrallë që e suporton në mënyrë të mrekullueshme famën që ka.
Por ajo është një famë që shpesh ka ndeshur edhe në debate, kundërshti, përplasje, mosvlerësime.
Psh, kur doli një nga filmat e tij më të suksesshëm, “Million Dollar Baby”, që i dha çmimin “Oskar” si filmi më i mirë dhe regjia më e mirë, ai u sulmua nga disa grupe të krishterësh.
Ata ishin kundër vetëvrasjes së një atleteje të paralizuar.
“Ata që nuk e kanë parë filmin thanë se ai ishte në favor të euthanasisë, por në fakt, nuk është e vërtetë, por disa rrethana dramatike të filmit të bëjnë të interpretosh të kundërtën”, thotë regjisori.
Në këtë linjë të kundërshtisë, 47 vjet më parë ai mori pjesë si aktor në një film që mbetet edhe sot shumë i diskutueshëm.
Ai quhet “Dirty Harri”.
Ai është historia e një polici që është kundër burokracive të institucioneve dhe që vendos t‘i ndjekë kriminelët sipas mënyrës së vet.
Sapo ky film doli u kritikua si fashist, apo i pamoralshëm, duke qenë se bëhej fjalë për një vënie në vend të drejtësisë personalisht, duke injoruar institucionet.
Por ky film që pati shumë bujë i dha Eastwood njëherazi edhe shumë famë.
Pavarësisht sulmeve që iu bënë, ai pati sukses dhe askush më tepër se vetë njerëzit mund të vendosin për një vlerë, apo antivlerë.
Për një kohë të gjatë ai ishte një nga filmat e preferuar të një brezi të tërë dhe tani ka vendin e tij të pamohueshëm në historinë e kinematografisë amerikane të shekullit të kaluar.
Ky ishte një film që e shndërroi aktorin dhe regjisorin e famshëm nga një kauboj i zakonshëm në një ikonë njerëzore dhe kinematografike.
Në të njëjtin vit me daljen e filmit të famshëm,
Eastwood bëri edhe regjinë e parë të tij me filmin “Play Misty for Me”.
Ky ishte fillimi i një karriere shumë të suksesshme që ende nuk ka reshtur së funksionuari e së prodhuari sukses.
Sergio Leone, regjisori i famshëm italian i filmave “Western”, që ka realizuar shumë filma me Eastwood thoshte për këtë të fundit se Clint ka vetëm dy shprehje të fytyrës: “Njërën me kapele, e tjetrën pa kapele”.
Kjo është e vërtetë.
Fytyra dhe tiparet e Clint sikur janë gdhendur dhe ngrirë në një pamje fikse që shpreh një qetësi të lumtur.
Madje, pikërisht kjo lloj mimike që i ngjan të famshmes së komikut Stan Laurel, bëri që dikur ta përflisnin si fëmija i jashtëligjshëm i aktorit të madh.
Por trupi i tij, ndryshe nga fytyra që e tregon disi moshën e avancuar, është i drejtë e i thatë siç ka qenë gjithmonë.
Clint është aktualisht 88 vjeç, por duket të paktën dhjetë vjet më i rid he prej korrikut 2018 eshte ne sheshxhirim.
Sekreti: ushtrimet fizike, dietat e forta dhe sipas shumë gjasash të bërit baba në moshë shumë të madhe.
Eastwood ka shtatë fëmijë me pesë gra të ndryshme.
E fundit e pasardhëseve të tij është një vajzë në moshën 21-vjeçare me bashkëshorten aktuale, Dina.
Kjo jetë e pasur sentimentale e lidhjesh të shumta pasqyrohet edhe në disa prej krijimeve të tij, filmave plot pasion që kanë pasur shumë sukses.
Kategoria që është thuajse gjithmonë e pakënaqur me Eastwood është ajo e politikanëve…