Dikush shkonte me pushime, e dikush tjetër kthehej për në shtëpi nga pushimet në det. Ura Morandi, teksa shembej merrte me vete edhe jetët e tyre. Që prej fillimit u kuptua që aty poshtë nën rrënoja do të kishte shumë viktima, por ende nuk dihet se sa do të jetë bilanci përfundimtar. Qendrat e emergjencës janë të mbushura me familjarë që nuk dinë se ku kanë të afërmit e tyre, duan të dinë diçka, e mbase të shpresojnë. Psikologët i kanë pritur të gjithë, ata kanë qenë të vetmit të cilët mund të gjenin fjalët për burrin që nuk është më, për motrën e vdekur, apo për birin në listën e të zhdukurve.
Disa ishin me fat, e ata të pafatët janë në listën e mëposhtme.
Familja Campomorone
Familja Campomorone, në portat e Genovës vdiqën , nëna, babai dhe fëmija tetë vjeçar. Familja prej tre personash ka rënë nga lartësia prej 40- metrash në ndryshim prej të tjerëve që shpëtuan.
Punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit
Dy emra u dëgjuan të martën, ishin emrat e Bruno Casagrande dhe Mirko Vicini, dy punëtorë të ndërmarrjes së pastrimit. Në momentin e tragjedisë ata ishin duke punuar në rrugë. Të parit i është gjetur trupi, ndërsa Marko është ende në listën e të zhdukurve.
Stela 24 vjeç
Një pjesë e zemrës sonë ka mbetur nën rrënojat e urës në Genova , shkruajnë në Facebook prindërit e Stella Boçia, një 24 vjeçare e cila u gjend mes viktimave ditën e djeshme. Prindërit e saj u lajmëruan nga shërbimet e emergjencës, poshtë rrënojave, Stelës i kishin gjetur makinën si dhe trupin e pajetë.
Familja e Pinerolos
Mes viktimave të rrënies së urës në Genova janë edhe katër antarë të një familjeje nga Torino. Bëhet fjalë për një familje e cila ishte nisur për të shkuar me pushime. Andrea 49 vjeç, Klaudia 48 vjeç si dhe fëmijët e zonjës 16 dhe 12 vjeç mbetën të vdekur poshtë urës, ashtu si shumë të tjerë.