Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Fier, ka folur 42 vjeçarja Rudina Kishta e cila i vuri flakën shtëpisë të bashkëjetuesit dhe më pas tentoi të mbyste dy vajzat e saj binjake.
42-vjeçarja Rudina Kishta në dëshminë e saj është shprehur se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.
Sipas saj duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte është ndjerë e zhgënjyer.
Gjithashtu, Kishta është shprehur se vajzat kërkonte t’i mbyste që të mos vuanin më.
Nga ana tjetër bashkëshorti i Kishtës, Ardian Gjika jep intervista nëpër media duke rrëfyer veprimet e bashkëjetueses së tij e duke folur për gjendjen e saj.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetarja Lindita Çela e cila kritikon policinë e shtetit për mënyrën se si po e trajton këtë rast.
“Vetëm në një shtet 3D, dy vajza të mitura shohin vdekjen me sy, nje grua e pashpresë gjen shpëtim tek veteflijimi dhe një burrë dhunues ka kurajon e jep intervista…por ama Forca e Ligjit vepron fort. Arreston gruan e vrarë për së gjalli”, shkruan me nota revolte Çela.
Bëhet me dije se çifti Kishta e Gjika kishin pasur shpesh debate me njëri tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.