Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka anuluar verifikimin e sigurisë, ish drejtorit të CIA-s, John Brennan.
Trump ka akuzuar Brennan-in se ka keqpërdorur qasjen në informacione të klasifikuara për “krijuar ndarje dhe kaos” brenda administratës së tij, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Vendimin e Presidentit amerikan u bëri të ditur sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për shtyp, Sarah Sanders, gjatë konferencës së saj të përditshme të lajmeve.
Trump ka deklaruar se është duke shqyrtuar gjithashtu heqjen e verifikimit të sigurisë të disa zyrtarëve tjerë qeveritarë të cilët i takojnë rangut të lartë.