Pjesëmarrja në Euro 2016 ishte pa dyshim suksesi më i madh i futbollit shqiptar, por kjo nuk fsheh faktin që kampionati vendas është i mbushur me interesa mafiozë të udhëhequr nga vetë kupola drejtuese e FSHF.
Këtë e shkruaj disa nga mediat më autoritare në Britaninë e Madhe, përfshi gazeta “The Telegraph” apo agjensia “Reuters”.
“Më maj të vitit 2000, Presidenti i klubit të Tomorit, Adrian Çobo, u ul për të pirë një kafe në një bar jashtë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, pak pasi skuadra e tij mposhti Dinamon në një takim përcaktues për garën e titullit. Në kafe iu bashkua edhe Luan Zylfo, gjyqtari i ndeshjes, kur një person i armatosur i vrau të dy. Fakti që vrasja ndodhi në zemër të kryeqytetit tregon qartë për nivelin e korrupsionit që ka përfshirë futbollin shqiptar. Pasuria e Çobos vinte nga droga, prostitucioni dhe nga lidhjet e qarta me mafian”, përshkruhet në një artikull mbi Shqipërinë, që më pas citon Sulejman Memën.
“Është i kalbur që në palcë. Futbolli është si gjithçka tjetër në Shqipëri, i kalbur. Gjyqtarët janë të gatshëm të pranojnë rryshfet nga kushdo që i ofron ato”, shkruhet më tej.
Nga ana e saj, “The Telegraph” tregon se ishte një kohë kur për të luajtur në kombëtare duhet të paguaje 5 000 mijë euro trajnerit.
Teksa “Reuters”, në më shumë se një rast i referohet skandaleve të trukimit të ndeshjeve në Shqipëri.
Akuza këto që kanë ardhur edhe nga nivelet më të larta të politikës shqiptare. Në 2007-n, në fakt Reuters citonte ish-Kryeministrin Berisha që akuzonte direkt presidentin Duka dhe lojtarët e kombëtares për “një turp të madh kombëtar”, pas dyshimeve të shitjes së ndeshje së humbur 6-1 me Rumaninë.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, mediat belge hidhnin akuza të reja mbi Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Në Shqipëri, çdo javë ka një ndeshje të shitur. Madje, shiten edhe ndeshjes e kombëtares”, akuzon “RTBF”.
Lexoni akuzat e plota të radio belge në-http://www.gazetatema.net/2018/02/05/media-europiane-fundos-duken-trukimi-i-ndeshjeve-nis-nga-fshf-superliga-shqiptare-kampionati-me-i-trukuar-ne-bote/