Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, vijon të japë rezultate konkrete në zgjidhjen e problematikave që shqetësojnë qytetarët shqiptarë në jetën e përditshme.
Denoncimi i një qytetari i ka dhënë fund abuzimit që kryhej në kurriz të shëndetit të qytetarëve të Tiranës me ilaçet e skaduara.
Pas denoncimit që shtetasi S.M nga Tirana bëri në platformë për shitjen e produkteve farmaceutike të skaduara në farmacinë Kanadeze, brenda 10 ditësh zbarkuan në farmaci inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Në bazë të akt kontrollit të mbajtur nga ana e grupit të inspektimit në raftet e farmacisë u gjetën medikamente dhe intergratorë me skadencë të vitit 2017.
Medikamentet u sekuestruan nga inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjve Mjekësor dhe ndaj shkeljes u morën edhe masa administrative konform ligjit.
Ky është vetëm një nga shumë rastet që platforma online dhe Agjencia e Bashkëqeverisjes që qëndron pas saj, ka arritur të zgjidhë në fare pak kohë nga dita e marrjes së ankesës.