Vijimi i intervistës me Sabit Brokajn vazhdon me çeshtjen Llalla
-Prokuroria pak ditë më parë vuri në sekuestro pasurinë e ish-kryeprokurorit Llalla. A mendoni se po afrojnë arrestimet në nivele të larta?
Veprimi i prokurorisë sa i takon sekuestrove të pasurive të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është veprimi më korrekt që mund të bëhet ndaj mafiozëve të tipit Llalla. Zgjedhja e Adriatik Llallës në krye të institucionit të akuzës ishte një turp i madh për kombin, pasi ai gjatë pesë viteve si drejtues i akuzës, nuk bëri asgjë, por fjeti mbi dosjet dhe bënte qoka. Kështu që të hyj në brendi të pyetjes suaj, veprimi i prokurorisë siç është sekuestrimi i pasurisë së Llallës, është shumë më adap, madje më i drejtë se vetë hekurat e burgut. Edhe pse për mendimin tim Llalla duhet të shkojë në burg. Ky moment siç është vënia nën sekuestro e pasurive të ish-kryeprokurorit, tregon se në Shqipëri po fryn një erë e re ndryshimi, ku drejtësia më në fund po flet në mënyrë racionale dhe objektive dhe a epa ndikuar nga presionet politike dhe jovetëm. Ky është një tregues i seriozitetit në të cilën ka hyrë drejtësia e re në Shqipëri, sidomos tani pasi ka nisur edhe procesi i vetingut. Më në fund falë reformës në drejtësi, shqiptarët po shohin një dritë jeshile në fund të tunelit duke parë një sistem drejtësie të pastër.
-A mendoni se nëse bie Adriatik Llalla pas tij mund të shkojnë dhe ata që e kanë emëruar aty?
Mendoj se pas Llallës kohën për tu arrestuar duhet ta kenë edhe gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët e korruptuar. Megjithatë, mendoj se për gjyqtarët dhe prokurorët ka nisur përgatitja, si të thuash është hapur rruga për burgosje. Kjo dhe për faktin se deri më tani kemi parë që shumë gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, pasi jovetëm që nuk justifikonin pasurinë, por rezultonin sipas hetimeve të vetingut si të lidhur me krimin e organizuar. Ndërsa sa i takon politikanëve që duhet të kalojnë në veting dhe të shkojnë para drejtësisë nëse kanë bërë korrupsion, ne shpresojmë që të ndodhë një gjë e tillë. Pasi nëse nuk nis vetingu tek politikanët, shoqëruar ky proces edhe me çuarjen para drejtësisë për cilindo që rezulton si i përfshirë në afera, është e kotë që të vijohet me këtë reformë. Në thelb reforma në drejtësi nënkupton pastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit por edhe të politikanëve, pasi janë këtë të fundit, ata të cilët kanë ndikuar në emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si rasti Llalla, etj, etj. Kështu që ne shpresojmë dhe është logjike që vetingu në politikë të jetë edhe shumë më i rreptë se vetingu i nisur në sistemin gjyqësor. Ndryshe po nuk u bë veting në politikë, kjo e fundit do të riprodhojë sërish prokurorë si Llalla, apo gjyqtarë si soji i këtyre që zbuloi procesi i rivlerësimit.
-Një tjetër çështje është ajo e vrasjes së Azem Hajdarit. Gjyqi ndaj Izet Haxhisë nuk ka nisur akoma. A i tremben gjyqtarët kësaj dosjeje?
Dosja “Hajdari” duhet të zbardhet dhe pavarësisht zvarritjeve artificiale, ka ardhur koha që përgjegjësit që kanë shtrembëruar atë ngjarje të dalin para drejtësisë.
-PD e LSI kanë bllokuar ligjin për magjistratët, mendoni se në vjeshtë ndërkombëtarët do i detyrojnë të ndryshojnë qëndrim?
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e jep konsensusin për ligjin për magjistratët, pasi kanë frikë se do tju ikë pushteti dhe impakti që kanë akoma tek gjyqtarët dhe prokurorët. Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, sepse gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kontrollohen prej saj.
Intervistoi:Rigels Seliman