Një gjë duhet të dish e dashur lexuese: ato që do të lexosh më poshtë mund të të duken të kota dhe sikur nuk do të kenë rezultat, por na beso që mund të të ndihmojnë më shumë se taktika që po përdor aktualisht për të bërë për vete dikë. Ndaj nxirr bllokun e shënimeve, në mos celularin dhe shëno me kujdes këshillat e mëposhtme. Suksesi është i garantuar dhe i padiskutueshëm.
Luaj me flokët: është një taktikë shumë e vjetër, por rezultative. Ke flokë të gjatë dhe të bukur? Atëherë nuk e kuptojmë pse vazhdon t’i flasësh ndërkohë që duart i ke në çdo vend të mundshëm dhe jo te flokët? Luaj, kapi, ktheji e të gjitha këto ndërkohë që e shikon drejt e në sy. Mjafton që flokët të jenë të lara ëëë..
Shikim vrasës: shikoje që nga koka deri te këmbët dhe fokusohu më shumë te sytë dhe buzët e tij. Mos thuaj: How you doin? Lere heshtjen të flasë. Kështu do të kuptojë mesazhin që po i dërgon. Nëse vazhdimi nuk është siç e mendon, atëherë nuk të do! Na fal, nuk do lidhje këtë kohë dëshim të thoshim.
Thuaj emrin e tij: sidomos nëse jeni në shoqëri të madhe. Sa herë që të marrësh fjalën kujdesu që fjalia e parë të përfshijë emrin e tij.
Buzëqesh: askujt nuk i pëlqejnë ata që i mbajnë turinjtë të varur. Ndaj ajo që duhet të bësh, në shumicën e rasteve, është të qeshësh. Jo si ato që kanë bërë botox dhe mezi ngrejnë faqet, por në mënyrë natyrale dhe të sinqertë.
Bëj sikur ndihesh keq: nuk po themi deri në atë pikë sa të marrë ambulancën në telefon, por një marrje mendsh e vogël që të vetmin synim ka mbështetjen në supin e tij.
Foli për diçka që i pëlqen shumë: zbulo se çfarë i pëlqen dhe fol me të për orë të tëra, edhe sikur ti të mos kesh fare interes.
Tregohu cool dhe plot vetëbesim: çdo situatë mundohu ta trajtosh me qetësi. Ki besim te vetja. Parakalo para tij e veshur seksi. Vetëm kujdes mos ngatërro hesh me këmbët e tua dhe e detyron të marrë vertët ambulancën, që thamë më sipër…