Keni dëgjuar kur djemtë flasim me njëri-tjetrin duke pirë ndonjë birrë kur thonë se nuk do të martohen kurrë. Pas disa vitesh e shihni atë si bashkëshort ose edhe si baba. Pastaj nëse janë bashkëshortë të mirë ose jo është çështje tjetër. Më poshtë janë shenjat që mund të zbuloni nëse ai është i gatshëm për ta marrë këtë hap të rëndësishëm.
Nuk bëhet fjalë vetëm për vedimin për t’u martuar, por ndoshta ai nuk është i aftë të marrë as vendime të tjera që lidhen me karrierën ose me vendin ku do të jetojë.Kur flet për të ardhmen juve nuk ju përmend
Për 10 vjet ai dëshiron të jetë drejtor ekzekutiv në një kompani, të ketë një jaht privat dhe një luan të quajtur Simba. Por nuk përmend se ku hyni ju në planet e tij (nëse nuk jeni ju luani), sepse këto gjëra kanë shumë rëndësi, ndoshta ai ka në plan të shkojë në një vend tjetër për të jetuar.Ai nuk pyet për qëllimet tuaja afatgjata
Siç u tha më sipër nëse nuk i thurni ëndrrat bashkë ai nuk po mendon për jetën tuaj. Ndoshta nuk duhet të interesohet për të gjitha detajet, por ai duhet të shfaqë një lloji interesi për të ardhmen tuaj nëse do që të jeni bashkë.
Konfliktohet
Marrëdhëniet kërkojnë që të mbahen dhe për këtë shpesh mund të ketë luftë, por nëse ai mërzitet dhe hap debate të mëdha edhe për çështje të vogla, kjo do të thotë që ai nuk dëshiron t’i zgjidh gjërat përkundrazi.
Ai bën komente të pakëndshme gjatë një filmi romantik
Nëse shihni bashkë “Titanic” vini re reagimin e tij. Nëse reagon duke u tallur ose bërë shaka me të, ai nuk e sheh këtë marrëdhënie të shkojë larg. Nëse ai preket nga pamjet që sheh, me shumë mundësi po ju dërgon një mesazh.
Ai shmang familjen tuaj
Nëse nuk do të takohet me prindërit tuaj me shumë mundësi ai nuk i sheh ata si vjehrrin dhe vjehrrën e ardhshme.
Ai nuk do të ndajë shpenzimet për blerjet e mëdha
Nëse ju vendosni të jetoni bashkë dhe ju nevojiten mobilje të reja është e drejtë që ju t’i ndani shpenzimet bashkë. Nëse ai ka vetëbesimin që ta bëjë këtë gjë është shumë mirë, por nëse nuk e bën do të thotë që nuk e sheh se ju do t’i përdorni bashkë për shumë gjatë këto mobilje.
Nuk i pëlqen miqtë tuaj
Duke ju pranuar juve, ai pranon edhe njerëzit që ju rrethojnë. Nëse ai nuk e bën këtë dhe as nuk përpiqet ta bëjë, nuk është gati për një marrëdhënie serioze.
Ai e nënvlerëson marrëdhënien tuaj përpara miqve
Kur dikush ju pyet ndoshta me shaka nëse ju jeni burrë dhe grua shihni reagimin e tij. Nëse bën shaka me këtë gjë është shenjë ë mirë, por nëse ai nuk reagon mirë ndaj kësaj pyetjeje vlerësoni se çfarë jeni për të.
Ai ju kritikon
Ai nuk e pëlqen mënyrën sesi visheni ose që shpenzoni një sasi lekësh për diçka që e pëlqeni, ose kur dilni me miqtë… nëse e bën këtë në mënyrë të vazhdueshme do të thotë që nuk është gati për të ndërmarrë hapa të mëdhënj.