U është dashur jo vetëm të vuajnë dhimbjen e humbjes së djalit të tyre, por të përballen dhe me gënjeshtra të poshtëra, të ngritura për përfitim politik mbi fatkeqësinë e tyre.
Familjarët e fëmijës që humbi jetën në Divjakë, u detyruan mes dhimbjes të përgënjeshtrojnë deputetin e PD, Myslim Murrizi, përmes një postimi, ku falenderojnë të gjithë personat që po i gjenden pranë në këto momente mjaft të vështira për to.
Ndër të tjera, janë detyruar të komentojnë edhe qendrimin absurd të deputetit Murrizi, duke iu përgjigjur se:
“Mos na e rëndo dhimbjen, mos shfrytëzo vdekjen për qëllime politike.”
Sipas familjarëve pretendimet e deputetit nuk janë aspak të vërteta, pasi policia, prokuroria dhe shërbimi mjekësor kanë qenë në shërbim të plotë, por fatkeqësisht për të ishte tepër vonë./Ekskluzive.al