Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçarekëngëtarja e njohur e muzikës soul Aretha Franklin.
Franklin vuante nga kanceri në pankreas.
Publicisti i saj Gwendolyn Quinn e bëri të ditur lajmin me anë të një deklarate familjare, në të cilën thuhet se “shkaku zyrtar i vdekjes së Franklin ishte për shkak të kancerit të pankreasit”.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se “është një nga momentet më të errëta të jetës sonë, nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrën tonë. Kemi humbur shkëmbin e familjes sonë”.(TemA)