Deputeti i Partisë Demokratike i është përgjigjur Ylli Çabirit, i cili në librin e tij të fundit ka shkruar se PD ka manipuluar zgjedhjet në vitin 1992.
Sipas deputetit Shehu, kjo është një mjegullnajë dhe absurd i vërtetë.
Postimi i plotë
Nje reagim per hir te se vertetes, perndryshe genjeshtra perhapet…
Ylli Xhabiri ne librin e tij kerkon te shperndaje mjegullnajen “vrastare” ndaj demokracise, se zgjedhjet e vitit 1992 u manipuluan nga PD.
Dhe per kete ai publikon nje tregim “policesk”, por krejt infantil ky, te cilin e gjej te shperndare ne disa media sot.
Absurditet i vertete!
I paskesmi manipuluar neve ato zgjedhje, kur PPSh ishte akoma ne fuqi, kishte akoma Sigurimin e Shtetit, nje mekanizem te tere shtypje, financimi, propagande, indokrinimi etj.
Genjeshter monstruoze kjo!
Zgjedhjet e 1992 u fituan nga PD duke u kthyer ne nje vote plebishitare popullore kunder diktatures, izolimit, varferise, shtypjes, kunder atij rregjimi kriminal gadi 50 vjecar.
Ndoshta nuk ja vlente te pergjigjesha, por mendova se “balta” mund te krijoje nje “barriere” te vertete nqs nuk pastrohet e lejohet te grumbullohet.