Bilanci i viktimave të shembjes së urës në Xhenova të Italisë është ndalur në 38. Ndërsa kërkimet në rrënoja vijojnë, numri pritet të rritet. Prokurori i Xhenovës, Francesco Cozzi, u ka thënë mediave vendase se dyshohet që nën rrënoja të gjenden edhe 10-20 njerëz.
Të shtunën, Italia e ka shpallur ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit të së hënës.
Qyteti po përballet me një situatë të vështirë, që nis nga devijimi i rrugëve e deri te sistemimi i të pastrehëve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga shembja e urës apo rrezikohen nga shembje të tjera.
Prokuroria po bën verifikimin e pamjeve të telekamerave të rrugës, për të përcaktuar numrin e mjeteve të përfshira në tragjedi dhe afërsisht edhe numrin e personave që ndodheshin në to mëngjesin e së martës, kur një segment i urës, pjesë e autostradës A10, u shemb.