Kryeministri Edi Rama është një nga politikanët dhe personalitetet e pakta, që thyen çdo tabu. I zhveshur nga komplekset Rama nuk nguron të publikojë foto dhe video nga përditshmëria e tij.
Kujtojmë momentet kur i mëson të birit notin, apo momentet e relaksit duke pikturuar apo lexuar libra në zyrën e tij.
Veç të tjerash Rama mbahet mend për udhëtimet dhe bisedat e këndshme me taksistë gjatë kohë kur ishte kryebashkiak duke u njohur me realitetin dhe impaktin që kishte shënjuar puna e tij në kryeqytet.
Sot, përmes një video në instagram, Rama shihet tek bisedon me një berber fare të ri në moshë i cili krahas shkollës, në muajt e sezonit veror i përkushtohet edhe punës.
Biseda:
Rama: Në çfarë shkolle je?
Berberi: Në Fier, jam në gjimnaz, shkoj në vit të dytë sivjet.
Rama: Këtu vjen vetëm në verë? Punon me babain? Bravo!
/l.g/LEXO.AL