Kompania e fluturimeve “Fly Ernest”, ka krijuar panik tek klientët e saj kur ka anulluar 3 fluturime drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe për të mos mjaftuar kjo, 2 fluturime të tjera janë vonuar për një kohë të konsiderueshme.
Ekskluzive.al e ka denoncuar publikisht kompaninë mashtruese “Fly Ernest”, ose më saktë ish-“Belle Air”, për problematika që shfaq në fluturimet e saj drejt Tiranës apo anasjelltas.
Sipas informacionevem kompania ka anuluar 3 fluturime, ai i Pisas i parashikuar të nisej në 10:30 dhe të Milanos i parashikuar në 15:15, ndërsa është vonuar fluturimi i orës 20:20 drejt këtij destinacioni dhe fluturimi nga Pisa drejt Tiranës.
Fluturimi nga Tirana për Milano Malpensa, i parashikuar të nisej në 20:20 sipas orës lokale është vonuar dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar se kur do të nisen udhëtarët tashmë të shqetësuar dhe panikuar.
Ditën e sotme, Aeroporti Nënë Tereza njoftoi anulimin e dy fluturimeve në mëngjes, ndërsa fluturimi i 3-të i anuluar është ai nga Milano Malpensa drejt Tiranës, i parashikuar të nisej në orën 19:35.
Autoriteti Aviacionit Civil, ka marrë ankesa të vazhdueshme nga pasagjerët dhe po e ndjek nga afër situatën e krijuar prej kohësh, ku rezulton se kjo kompani ka vonuar gjatë ose ka anulluar mbi 50 fluturime përgjatë kohës që operon në Shqipëri, me një faturë kompensimi për t’u paguar prej mbi 2.5 milion Euro, në rast se do të ishin ndjekur procedurat e kompensimit.
AAC, ka dërguar disa kërkesa për marrje masash pranë kompanisë dhe autoritetit italian gjatë periudhës së dimrit dhe përpara fillimit të sezonit veror të fluturimeve, dhe këtë problematikë do të vijojë ta ndjeki edhe në takimet urgjente që do i kërkohen kompanisë dhe autoriteve italiane si autoriteti liçensuses.
Si hap të parë i bëjmë thirrje çdo pasagjeri që has në problematika me linjat e ndryshme ajrore, të mos hezitojë të na kontaktojë në rrugë zyrtare në emailin [email protected], për të kërkuar asistencën e nevojshme për plotësimin e formularit të ankesës, dhe marrjen e kompensimit financiar prej €250 nga kompania.
Ndërkohë, AAC ka hapur edhe zyra në Aeroport, në kt 2 mbi check-in, ku mund të drejtoheni për t’u konsultuar me stafin tonë të specializuar në të drejtat e pasagjerit. Së dyti, i rekomandojmë qytetarëve të përzgjedhin kompaninë sipas performancës së duhur në operim dhe për këtë AAC do të publikojë në buletinin mujor, duke filluar nga 5 Maji, performancën e secilës kompani që operon në TIA./Ekskluzive.al
Paralajmërimi, këshillat dhe masat e marra muaj më parë nga drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil z.Krislen Keri:
Pse Berisha kohë më parë sulmoi kompaninë konkurrente të “Fly Ernest”, ose më saktë “Belle Air”, e famshme, për skemën më të madhe të mashtrimit të përdorur nga një kompani fluturuese në Shqipëri
Kompania “Fly Ernest”, është kampioni i vonesave në fluturime dhe anullime, e cila numëron 50 të tilla, vetëm muajt e fundit! Me të drejtë do pyesni, se çfarë lidhje ka Berisha me “Blue Panorama”, “Fly Ernest” dhe qytetarin digjital… Për habinë tuaj, por jo tonën, pas qytetarit digjital… fshihet Lulzim Basha dhe kompania ajrore “Belle Air”, e famshme, për skemën më të madhe të mashtrimit të përdorur nga një kompani fluturuese në Shqipëri, i cili i shkaktoi shtetit shqiptar 5 milion euro dëme për mospagim taksash, ndërsa i shiti 500 pasagjerëve biletat, duke i lënë ata në mëshirë të fatit, e duke mos i’ua u kthyer kurrë parat e paguara, sepse një ditë më pas shpalli falimentin !
Nga burime konfidenciale për Eksluzive.al, mësohet se Berisha, me anë të qytetarit të tij digjital, po i bënë konkurrencë kompanisë ajrore “Blue Panorama”, për të promovuar konkurrentin e saj të drejtpërdrejtë “Fly Ernest”, ose më saktë ish-“Belle Air”, e cila sipas të njëjtave burime, ka të njëjtin drejtues z. Ilir Xhelo dhe të njëjtin staf të ish-kompanisë mashtruese në kohën kur Ministër i Transporteve ishte Lulzim Basha.
Kompania “Belle Air”, pavarësisht skemë “piramidale” dhe shkeljeve ligjore, që kreu gjëtë kohës së qeverisjes “Berisha”, është rikthyer të fluturojë në Tiranë, me emër të ndryshuar si “Fly Ernest”. Ashtu siç bëri me “Belle Air” në fillimet e saj, ish-pronari Ilir Xhelo, ka regjistruar kompaninë “Fly Ernest” në emër të një personi tjetër.
Pra Berisha, sulmoi sot me anë të një video “Blue Panorama”, e cila mësohet se ka probleme me vonesat në fluturime, por që nuk ka anulluar asnjë fluturim deri më tani. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “Fly Ernest”, i cili vetëm muajt e fundit ka mbi 9 fluturime të anulluara edhe të paktën 40 të tillë të vonuar me orë të tejzgjatura.
Berisha nëpërmjet postimit të tij, kërkon që t’i drejtoi pasagjerët tek kompania “Fly Ernest”, pra ish-“Belle Air”, ku sipas artikujve të botuar në kohën kur kompania shpalli falimentin dhe gjatë aktivitetit të saj 8 vjeçar në Shqipëri, nuk paguante asnjë taksë në shtet e “mbrojtur” nga shteti, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 10 milion euro dhe pse të gjithë fluturimet e adminisratës Berisha apo edhe qeverisë, bëheshin me këtë kompani… ku flitej, se pas saj qëndronte Lulzim Basha!
Nga të njëjtat burime mësohet, se “Fly Ernest” e cila ka marrë një licencë fluturime nga shteti italian, po përdor të njëjtën skemë si “Belle Air”! Madje mësohet se kompania rrezikon “falimentin” sërish, si herën e parë, duke lënë qindra udhëtarë me biletë në dorë dhe pa destinacion, apo ku të ankohen.
Poshtërsia e Berishës, me qëllim për të sulmuar konkurrentët e drejtpërdrejtë të kompanisë, me gjoja pretekstin e vonesavem për t’i sjell përfitime në pikun e sezonit turistik, kompanisë mashtruese, që dyshohet se është në pronësi të Bashës, nuk ka “emër”! Berisha, nëse nuk deklaron se i kanë “vjedhur” profilin e tij personal, po i detyron shqiptarët të shkojnë të investojnë në një tjetër firmë piramidale, e cila rrezikon të falimentoi nga dita në ditë… edhe pse historia ka treguar se ai nuk e ka për problem një gjë të tillë!
Ka një mijë arsye, pse nuk duhet të fluturoni me “Fly Ernest”, që janë vonesat… anullimet… ose në rast falimentimi, drejtuesit e të cilës ja kanë marrë dorën tashmë, mund të ngeleni në “rrugë të madhe” dhe pa asnjë rrugëzgjidhje. Ndaj kini kujdes kur blini biletat e kompanisë ajrore “Fly Ernest”, nëse nuk doni që paratë tuaja të “avullojnë” nga momenti në moment dhe në dorë t’iu ngeli një “letër bakalli”!/EKSKLUZIVE.AL