Nga momenti nё tё cilin ka hyrё nё Senat nё vitin 2005, deri nё fund tё presidencёs sё tij, Obama ka fituar 20 milionё dollar nga paga e tij si president, nga e drejta e autorit si dhe nga investimet, kjo sipas revistёs Forbes.
Obamat kanё hyrё nё Shtёpinё e Bardhё me njё pasuri prej 1,3 mionё dollarёsh, nё vitin 2008. Nga ajo kohё kjo pasuri ёshtё rritur duke arritur vlerёn e 40 milionё dollarёve. Me njё llogaritje tё thjeshtё i bie qё pasuria e familjes Obama tё jetё 30-fishuar.
Nga viti 2005 deri nё vitin 2016, Obamat kanё fituar 20,5 milionё dollar nga paga e tij si president, tё ardhurat nga investimet, si dhe paga qё merrte ish zonja e parё Michelle Obama, pёr punёn e saj nё Universitetin e Chikagos, para se tё bёhej zonjё e parё.
Obama ka fituar rreth 400 mijё dollarё nё vit, gjatё viteve tё tij nё Shtёpinё e Bardhё. Tashmё ai gёzon edhe 200 mijё dollarё nё vit si pension vjetor ish presidenti.
Pjesa mё e madhe e fitimeve tё Obamave vjen nga librat. Nga viti 2005 deri nё vitin 2016, Obama ka fituar rreth 15,6 milionё dollar nga librat e tij “The Audacity of Hope” dhe “Of Thee I Sing”
Kёto tё dhёna janё raportuar nga revista Forbes, mbёshtetur nё dokumenta financiare.