Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri njofton se është hapur tuneli 500 metër i gjatë, pjesë e projektit të Rrugës së Arbrit. Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan se po vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.
“Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizë” shkruan Gjiknuri.
Përfundimi i rrugës së Arbrit është pjesë e programit “1 miliard” me Partneritet Publik Privat.