Eva Murati prej vitesh është në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli.
Megjithatë prej disa muajsh në media po aludohet se ajo dhe Genari i kanë dhënë fund marrëdhënies prej kohësh.
Një gjë e tillë u përgënjeshtrua nga vetë moderatorja, e cila shpërtheu ndaj mediave duke thënë se ato nuk duhet të ndërhynë në jetën e saj private. Madje në intervista të ndryshme tha se nuk do të fliste më për lidhjen e saj me Genarin.
Fakti që çifti nuk po postojnë më foto së bashku i shtoi edhe më shumë thashethemet dhe akoma më shumë e ka ngatërruar situatën foto e fundit nga Genoari. Ai ka postuar një pikturë ku shihet një çift të dashuruarish në Paris dhe krah tyre edhe qeni i familjes.