Prokuroria në kuadër të hetimeve për dosjen “CEZ” ka thirrur edhe ish-ministrin Genc Ruli i cili do të pyetet për lidhjet e tij në këtë ccështje.
Thirrja për tu pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.
Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Privatizimi i OSHEE nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej të paktën 414 milion Euro dhe djali i ish-kryeministrit është i akuzuari kryesor.
Ndërkohë juristi i OSHEE-së Romeo Karaj i cili zbërtheu të gjithë skandalin e vjedhjes masive, e lidh ngjarjen edhe me ish-ministrin Genc Ruli për të cilin thotë se ka marrë udhëzime nga Berisha për të bërë lëshime.
Lidhjen e sekserit Nuel Kalaj Rulit e vërteton edhe një fotografi mes tyre.
Ruli është shprehur se është i gatshëm për të dëshmuar lidhur me këtë çështje duke kërkuar nga Prokuroria kohën kur duhet të paraqitet. (TemA)