Me dhjetëra të vdekur e mijëra të shpërngulur, shteti jugor indian i Keralas gjendet përballë Musonit më të egër të pothuajse një shekulli. Situata është ekstremisht e vështirë, sipas autoriteteve vendore që thonë se mbi 150.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë nga vërshimet e pafrenueshme të ujërave.
Rreth 100 persona, sipas kreut të qeverisë vendore Pinarayi Vijayan, kanë vdekur vetëm gjate 36 orëve të fundit. Rajonet e goditura me rëndë janë ato veriore dhe qendrore.
Një numër i madh varkash ushtarake e civile, si dhe avionësh janë mobilizuar në përpjekjet e shpëtimit. Njerëzit e bllokuar nga uji kane lëshuar apele të dëshpëruara në rrjetet sociale, e disa madje kane përcjellë edhe koordinatat e tyre GPS. Shteti i famshëm për plazhet e tij me palma dhe plantacionet e çajit, i vuan për vit pasojat e musoneve, por përmbytjet këtë radhë ishin të përmasave që nuk janë parë prej dekadash të tëra.