Prokuroria thellon hetimet, gjurmët e 5 miliardë lekëve të vjedhura të çojnë tek Meta dhe Monika, do zbatohet ligji antimafia, çeta e LSI në prag shpërbërje
Lëvizja Socialiste për Integrim, çeta më e madhe, më e organizuar dhe e rrezikshme e të korruptuarave dhe e të babëziturve në Ballkan, po kalon orë të vështira. Drejtësia e çliruar pjesërisht nga kthetrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, falë luftës së amerikanëve, ka i ka dhënë goditjen e parë frontit të korrupsionit. Dy ish-drejtorët më të rëndësishëm të LSI dhe PD, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, janë mbyllur prej katër ditësh në qeli për vjedhjen e 5 miliardë lekëve. Teksa PD po përpiqet që të ruajë qetësinë, Lëvizja Socialiste për Integrim është kthyer në fole grerëzash. Arsyeja është e thjeshtë. Dash Xhika është vetëm ekzekutuesi i skemës së vjedhjes me rrugët, pasi shumica e parave të vjedhura kanë shkuar në xhepat e pronarëve të LSI, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metët. Paratë e vjedhura i kanë bërë çizme, vila, pushime, ndërhyrjen në fytyrën e Monikës si dhe i kanë fshehur brenda dhe jashtë vendit. Pas arrestimit, objektivi numër një i prokurorisë është që të ndjekë gjurmët e parave, duke zbatuar ligjin antimafia.
Dashamir Xhika është para një dileme të madhe. Ai ose do të bëjë disa vite burg ose duhet të dëshmojë për rolin e Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe Edmond Haxhinastos në aferat më rrugët. Deri më tani, Xhika akuzohet për shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për akuzën e shpërdorimit të detyrës Xhika rrezikon të dënohet deri në 7 vjet burg. Nga ana tjetër, drejtësinë e kanë marrë në dorë amerikanët. LSI nuk ka asnjë mundësi ta shpëtojë me presione dhe para, pavarësisht përpëlitjeve. Kjo e vendos Xhikën para një dileme të madhe: Do të kalbet në burg apo do të kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë. Nëse Xhika kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbërthyer një nga vjedhjet më të mëdha të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ai mund t’i shpëtojë burgut, duke u dënuar me provë. Nëse kthehet në bashkëpunëtor, ai siguron veten dhe familjen në një vend evropian, me identitet të ndryshuar.
Nëse prokuroria mban vetëm akuzën e shpërdorimit, ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale, në kuadër të reformës në drejtësi, i japin mundësi Xhikës që të nënshkruajë një marrëveshje me prokurorët, duke u rrëfyer. Marrëveshja nënshkruhet kur i pandehuri dëshmon pa asnjë rezervë apo kusht për të gjitha faktet dhe rrethanat që ka dijeni për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtarinë kriminale. Dëshmia e tij duhet të jetë provë vendimtare fajësie, në drejtim të provueshmërisë së fakteve dhe të autorësisë së tyre. Po ashtu, duhet të identifikojë të gjitha pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka të drejtë të kërkojë mbrojtje të posaçme për vete dhe për familjen e tij.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë hedhur në sulm për të shpëtuar drejtorin e arrestuar. Një delegacion me të korruptuar, me në krye ish-ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinaston, ka mësyrë Gjykatën e Elbasanit, duke ushtruar presion mbi gjyqtarët. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të paprecedentë, duke kërcënuar prokurorët se do t’u hapë dosjet. Zagari i saj, Petrit Vasili, e krahason Prokurorinë me Sigurimin e Shteti. Për mbrojtjen e Xhikës kanë caktuar avokatin e Sali Berishës, Neshat Fanën. Ky i fundit është shkarkuar me dhunë nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, ndërsa bashkëshortja e tij, Mirela Fana, dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë nga frika e Vetingut. Ilir Meta sëkëlldiset nëpër dhomat e Presidencës dhe monitorin situatën pas perdeve. Ndërkohë, amerikanët janë në pritjen e arrestimit të peshkut të madh./Pamfleti.com