Sokol Dervishaj, ish zv.ministri i METE dhe ish ministër i Transporteve, në ambientet e godinës së LSI por dhe në ambientet e ministrive ku ka drejtuar cilësohej si “njeriu hije” i Ilir Metës. Për vetë faktin se ishte njëri dhe është ndër ushtarët më të bindur të ish kreut të LSI, ish kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit aktual Ilir Meta. Ishte dhe është “syri” dhe “veshi” i tij në ministritë ku ka qënë, në mbledhjet e Këshillit të Ministrave me kryeministër Edi Ramën por dhe në godinën e LSI. Aq sa dhe tani kur lëvrin nëpër korridore Sokol Dervishaj, të gjithë ulin zërin, ruhen dhe nuk shprehet hapur, pasi të gjitha shkojnë të freskëta tek Ilir Meta dhe tani që është në Presidencë. Madje akoma më shumë, pasi i duket sikur i ka dalë LSI jashtë kontrollit duke u marrë me punët e Presidencës. E bëmë këtë hyrje të vogël për Sokol Devishajn për të treguar njëherë e mirë se ai, qoftë si zv.ministër i METE, qoftë dhe si ministër Transportesh nuk ka bërë asgjë pa dijeninë dhe urdhërin e Ilir Metës. Madje as në banjo nuk ka dalë as del pa lejen e Ilir Metës.
Sokol Dervishaj si ish zv.ministër i METE ka qënë krytetar i komisionit të Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e Alpetrol. Në të cilën mori pjesë “Vetro Energy”, prapa të cilës ishte Rezar Taçi “manjati” mashtrues i naftës shqiptare që u majm në të gjitha qeveritë. Sidomos në atë të Berishës dhe Metës. Ku përlau pjesën më të majme të pasurisë shqiptare, duke e dërguar në një faliment të pakthyeshëm. Ku prek Taçi është si tokë e djegur. Shuma që ka paraqitur për privatizimin e Alpetrol asokohe dhe për të shkatërruar konkurrentët e tjerë ishte 850 milionë euro. Një çmenduri totale, por Taçi si një mashtrues klasik pa asnjë lek në xhep hyn dhe e fiton tenderin, duke mos paguar asgjë. Thjeshtë duke lëvizur letra, dhe përdorur mbështetjen e Berishës dhe të Metës. Konfirmon dhe pagesën e garancisë prej 170 milionë euro, ose 20 % e shumës prej 850 milionë euro, që ky konsorcium ofroi për blerjen e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Njoftimi u bë nga zyra e shtypit e vetë Vetro Energy. “Vetro Energy konfirmon pagesën e garancisë prej 170 mln euro e përfundimin me ritme të përshpejtuara të të gjithë marrëdhënieve në METE duke afruar datën e pagesës tërësore prej 850 milionë euro”, thuhej në njoftimin për shtyp të vetë “Vetro Energy” në atë kohë. Sokol Dervishaj “paralajmëroi” se negociatat mbeten pezull por nëse Vetro Energy do të depozitonte në ditët në vijim garancinë e kontratës, METE do të tregonte fleksibilitet për të vlerësuar rifillimin e negociatave. Vetro Energy, një konsorcium i YPO, në pronësi të Rezart Taçit, i cili zotëronte 51 %, në këtë konsorcium, dhe Silk Road Equity nga SHBA. Kompania fitoi tenderin në shtator të 2012 duke ofruar vlerën e 850 milionë eurove. Ndërkohë, Albpetrol, kompania e naftës dhe e gazit në Shqipëri, në zotërim të qeverisë shqiptare, me qendër në Patos. Por në dhjetor Dervishaj tha se Vetro, nuk kishte dorëzuar garancinë 20 % ose 170 milionë euro të kontratës megjithëse ishte shtyrë afati i negociimit me 60 ditë, dhe pas skadimit të afatit të fundit ligjor, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i lindte e drejta të kërkonte ekzekutimin e procedurës së tërheqjes së garancisë së ofertës prej 10%, në vlerë prej 85 milionë eurosh. Pra duhej ta kishte dorëzuar garancinë, jo të pritej katër muaj pa dorëzuar. Këtu fillon loja e ndryshimit të destinacionit të parave dhe fitimi me një dorë pa hedhur asnjë lek të 85 milionë eurove.
Oferta prej 850 euro e Taçit për blerjen e Albpetrol përbënte 10 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shumë që nuk mbërriti asnjëherë në arkën e shtetit, pasi Taçi s’kishte lekë, ishte thjeshtë mbulimi që Ilir Meta të fitonte 85 milionë euro. Që dhe 85 milionë lekë të vjetra janë shumë për një njeri në Shqipëri, pasi janë para tërësisht qyl, domethënë qyl neto. Jo më 85 milionë euro. Ndërkohë që kanë kaluar gjashtë vite nga kjo ditë e bekuar për Ilir Metën kur u përgatitën 85 milionë eurot për të, këto para janë zhdukur nga qarkullimi në mënyrën më të frikshme. Pasi, duke qënë se Taçi nuk kishte lekë, kontrata me Ventro Energy u prish, ndërsa 85 milionë eurot e garancisë përfunduan në xhepat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Por zyrtarisht përgjegjës kryesor është ish zv.ministri i METE Spokol Dervishaj, pavarësisht se paratë janë marrë nga Ilir Meta. Dhe pikërisht për këtë arësye, dosja e këtij abuzimi të freskët është gati, e kopsitur dhe nuk ka nevojë për asnjë investigim për të filluar hetimin ndaj Sokol Dervishajt. Hetim që është i barabartë me qelinë e burgut, pasi është një abuzim i pastërt me një vlerë marramendëse me paratë e shtetit shqiptar. Kështu që në radhë për t’u prangosur, pas ish ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto i LSI, është Sokol Dervishaj po i LSI. Nëse e mban burgun dhe nuk tregon ku kanë shkuara paratë, 85 milionë eurot nuk do të rëndojnë në akuzën ndaj Metës për aferat e tjera dhe krimet që ka bërë.
Njëherësh Dervishaj pritet të jetë dhe pjesë e dosjes së abuzimit të rrugës Tiranë-Elbasan, pasi pikërisht në prill të vitit të kaluar mori dhe 35 milionë euro të tjera për këtë rrugë, por që janë zhdukur dhe janë