Duket sikur nuk kanë fund hallet për qytetin e Kavajës. Lexo.al ka denonuar prej tre ditësh të gjithë masakrën që po ndodh në këtë qytet për shkak të paaftësisë njerëzore.
Duket qartë që kryetari i bashkisë Kavajë Isa Sakja nuk e ka vënë aspak “ujin në zjarr” dhe minimumi do ishte të urdhëronte firmën që ka për detyrë të pastrojë vendin KORSEL të bënte detyrën e saj.
Nuk duhet të habitemi kur sëmundjet ulen “këmbë kryq” në qytetet e pista, burimi i infeksioneve është poshtë ballkonit të banorëve.
Pamjet skandaloze vijojnë./Lexo.al