Policët kanë gjetur të paktën gjysmë ton marijuanë të fshehur në dyshemenë e një autobusi turistësh që u aksidentua në Ekuador duke lënë 23 vetë të vdekur.
Gati 600 pako me drogë u gjetën nga një qen në rrënojat e autobusit që u rrëzua të martën pranë Quito.
Drejtori i Policisë Kombëtare kundër drogës, gjenerali Carlos Alulema, u tha gazetarëve se tre autobusë nga Kolumbia ishin ndalur këtë vit dhe rreth 400 kilogramë kokainë e 600 marijuanë u gjetën në rrethana të ngjashme.
Autobusi u përmbys dhe u përplas me 3 shtëpi pas përplasjes më një automjet.
Një nga dy shoferët, i cili u plagos në aksident, është arrestuar. (TemA)