Dy agjencitë kryesore të vlerësimit, Moody dhe Standard & Poor, ulën vlerësimet për ekonominë turke, të ndikuara nga paqëndrueshmëria e monedhës së vendit, Lira.
“Sot disa njerëz po përpiqen të na kërcënojnë përmes ekonomisë, nëpërmjet normave të interesit, këmbimit valutor, investimeve dhe inflacionit. Kam një mesazh për ata: ne i kemi parë lojërat tuaja dhe jemi duke ju sfiduar”, tha Erdogan në kongresin e Partisë së tij AK në pushtet.
Lira turke është duke përjetuar një krizë të thellë dhe rënie të vazhdueshme, teksa tensionet SHBA-Turqi, kanë pasur ndikimin kryesor në këtë situatë. vetëm ditën e djeshme, lira humbi sërish 3% të vlerës së saj, si pasojë e vendimit të një gjykate turke, për të mos liruar pastorin amerikan Andrew Brunson.