Një autostradë në Rusi u shndërrua në një pistë emergjente, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake ku avionët rus duhet që të testonin aftësitë e tyre për tu ulur në një pistë të improvizuar.
Automjetet u ndaluan në autostradën Khabarovsk për të lejuar pilotët e Su-30SM, Su-35S dhe MiG-31 për të testuar aftësitë e tyre për ulje dhe ngritje në rrugën e ngushtë.
Qytetarët e habitur filmuan skenat e mahnitshme.
Stërvitja ushtarake ishte urdhëruar nga Vladimir Putin për të siguruar që forcat e tij janë gati për çdo betejë. (TemA)