Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian Federica Mogherini ka dhënë një intervistë ekskluzive me drejtoren e lajmeve në Ora News Ilva Tare, pas shpalljes së strategjisë së BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mogerini e pyetur për procesin e Vettingut dhe për avancimin e Shqipërisë në këtë drejtim është shprehur se Shqipëria ka kaluar një proces reformimi kurajoz dhe pozitiv në sistemin gjyqësor.
Shefja e diploacisë Europiane është shprehur optimiste për progresin e Shqipërisë duke thënë se rezultatet janë të qarta, po vijnë dhe kjo ka patur një ndikim pozitiv në Bashkimin Europian
Intervista e plotë:
“Mund të kemi rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave muajt e ardhshëm. Shqipëria ka kaluar një profes reformimi kurajoz dhe pozitiv në sistemin gjyqësor. Rezultatet janë të qarta edhe për BE. Procesi duhet të vazhdojë dhe kam pritshëri për zbatimin e reformës në drejtësi”
I.T Zonja Mogherini faleminderit per intervisten qe po i jepni Ora News. Si e vleresoni procesin e vetingut, a ka qene i suksesshem deri tani?
F.M Mendoj se Shqipëria ka kaluar përmes një procesi reformimi kurajoz dhe pozitiv në sistemin gjyqësor. Mendoj se rezultatet janë të qarta, po vijnë dhe kjo ka patur një ndikim pozitiv në Bashkimin Europian, por gjithashtu së pari dhe më kryesorja, ka patur ndikim pozitiv tek qytetarët shqiptarë. Natyrisht procesi duhet të vazhdojë por duhet të them se kam mbetur e kënaqur nga vendosmëria me të cilën është trajtuar kjo reformë dhe kam pritshmëri të larta për zbatimin e saj.
I.T A do te rekomandoje Komisioni Europian hapjen e negociatave me Shqiperine kete vit? Cfare mesazhi keni per lideret politike ne vend?
F.M Ne sot miratuam strategjinë e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor ku qartësisht nënvizojmë perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. E theksoj këtë, të gjashtë vendet sepse Shqipëria qartësisht, jo vetëm që është pjesë, por është pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi. Une do të doja dhe personalisht shpresoj që mund të kemi një rekomandim pozitiv nga ana e komisionit për të nisur negociatat me Shqipërinë në javët e ardhshme dhe më pas Këshilli të japë një vendim pozitiv në muajt e ardhshëm. Më lejoni të shtoj diçka tjetër. Në strategjinë që prezantuam sot, ka një parashikim kohor, deri në vitin 2025, që nuk është një afat fundor, as një objektiv dhe nuk përcakton kohën në një mënyrë përfundimtare sepse gjithçka varet nga cilësia e procesit dhe rezultatet e arritura. Por është e qartë se ky parashikim për vitin 2025, nuk është vetëm për një ose dy vende, as për vendet që janë aktualisht duke negociuar, por është një parashikim për të gjithë vendet që do të nisin negociatat në muajt e ardhshëm. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët që të dinë se ky parashikim kohor është për të gjithë.
I.T A ka vende anetare te BE qe kane rezerva ndaj Shqiperise per sa i takon luftes kunder krimit te organizuar, droges apo azilkerkuesit?
F.M Është bërë shumë punë për këtë fushë dhe mendoj se lidershipi, kryeministri në veçanti, parlamenti, qeveria janë të vetëdijshëm që duhet të punojnë mbi këtë çështje. Më lejoni të theksoj se nuk është Bashkimi Europian që e kërkon këtë por shoqëria shqiptare për fuqizimin dhe rimëkëmbjen e vendit për qytetarët e Shqipërisë që kërkojnë të kryhen këto reforma. Progresi është bërë, trendi është pozitiv dhe ne shohim se bashkëpunimi me shtetet anëtare për këtë çështje është pozitiv dhe inkurajues dhe shoh se ka një mirëkuptim për këtë. Natyrisht kjo duhet të konsoliduar, duhet të vazhdojë por nuk ka dyshim se trendi është pozitiv dhe se kjo është një rrugë shumë inkurajuese. Puna duhet të vazhdojë dhe më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kjo punë duhet të vazhdojë dhe ne jemi gati ta mbështesim këtë punë, sepse mendoj se koha e konceptit të të bërit të detyrave të shtëpisë mendoj se ka përfunduar, që ne në Bruksel kërkojmë gjëra, japim detyra shtëpie dhe presim që të realizohen, jo! Koncepti, edhe në këtë strategji është terësisht i ndryshëm. Ne vendosim një qëllim për vete që është integrimi në Bashkimin Europian, anëtarësimi në Bashkimin Europian, vendosim një kornizë pragmatiste dhe realiste, vendosim se çfarë na duhet të bëjmë dhe e bëjmë këtë së bashku si një qëllim të përbashkët, punë të përbashkët dhe besoj se do të kemi një arritje të përbashkët mbi këtë.
I.T Ne strategji thuhet se anetaresimi ne BE eshte nje zgjedhje brezash, a mendoni se udheheqesit aktuale te ballkanit perendimor do te jene mjaftueshem europiane, ne kuptimin e sjelljes se tyre?
F.M Unë shoh shumë vendosmëri. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë vendosmëri në rajon për të ndjekur rrugën e integrimit në BE sa tani. Vështirësitë janë gjithmonë aty, krizat politike janë gjithmonë aty. Unë vetë vij nga një vend që është afër me rajonin dhe e kuptoj se dinamika e politikës mund të jetë e lartë, e ulët dhe konfliktuale, por më lini t’jua them seriozisht. Unë kam parë vitet e fundit një vendosmëri dhe përkushtim dhe një vokacion unik do të thoja, për t’u integruar në BE dhe mendoj se kjo vjen sepse rajoni e kupton, qytetarët në rajon, e kuptojnë që nuk ka alternativë më të mirë, dhe të ardhme më të mirë për ta se sa t’i bashkohen BE-së.
Shoh vendosmëri dhe vullnet për të arritur standarde europiane, për të arritur standardet e BE për sa i përket ekonomisë, qeverisjes, shtetit ligjor, marrëdhënie të mira fqinjësie dhe mendoj se liderët e rajonit po i përgjigjen këtyre nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të tyre. Më lejoni t’ju them se kam parë në Shqipëri një vendoshmëri dhe angazhim dhe kurajo nga lidershipi politik, veçanërisht nga Kryeminsitri dhe kjo qeveri që ka qenë i jashtëzakonshëm dhe besoj se këtë e konstatojnë edhe në Bashkimin Europian dhe në vendet anëtare
I.T- Zonja Zv Presidente e Komisionit Europian Federica Mogherini ju falenderoj per kete intervistë.
/Lexo.al