“Peshqit e mëdhënj” të korrupsionit, trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar nuk janë vetëm nga radhët e zyrtarëve të lartë apo të politikës. Ka dhe nga radhët e policisë së shtetit, ku oficerë dhe ish oficerë madhorë të uniformave blu ndër vite janë përfshirë në të gjitha trafiqet e mundshme.
Një ndër ta është dhe Agron Kuliçi, ish truproja e Sali Berishës, kur me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2005 e gradoi direkt zv.drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Duke e ushtruar këtë detyrë të lartë për tetë vite me radhë, më jetëgjati në histori. Por që realisht Kuliçi ka qënë drejtori real i Policisë dhe i paprekshmi siç e ka cilësuar ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj tek informacioni që ka dhënë te ambasada amerikane. Informacion ky i përcjellë përmes kabllogramit nga ambasadori Uidhers në Uashington, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Madje akuza kryesore e të gjitha agjensive ligjzbatuese amerikane dhe britanike në Shqipëri, ka qënë se Agron Kuliçi ishte njeriu që kishte lëvizur trafikun e drogës, naftës virxhin dhe për më tepër kishte dekonspiruar aksionin e policisë për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti. Madje nuk kanë munguar ta akuzojnë se ishte pikërisht Agron Kuliçi ai që jo vetëm dekonspiroi aksionin e policisë te Dritan Dajti, por i dërgoi në pritë dhe 4 oficerët e antidrogës Dritan Dajtit. Të cilët fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk i mbijetoi pritës dhe tashmë prehen në varrezat e dëshmorëve, heronj, por ama të vdekur nga dora e Agron Kuliçit.
Mësohet se shkaku kryesor që Kuliçi i çoi në pritë katër oficerët e antidrogës ka qënë shërbimi ndaj Sali Berishës, shefit të tij. Në atë kohë, në aeroportin e Milanos “Melpenza” organet ligjzbatuese italiane të antidrogës bllokuan dhe sekuestruan 32.5 kilogram drogë kokainë. E cila kishte lëvizur me “valixhe” dhe pasaportë diplomatike. Bëhet fjalë se këtë sasi droge e posedonte Shkelzen Berisha si “bashkëaksioner” me miqtë e ti. Me karabinerinë italiane u arrit akordi asokohe, dhe nuk doli emri i Shkelzen Berishës, vetëm diskutohej në rrethe të ngushta të sektorit të antidrogës në policinë e shtetit shqiptar. Por problemi kryesor ishte se pritësit e mallit kishin paguar kaparin për kokainën dhe kërkonin menjëherë kthimin mbrapsht të lekëve, gjë të cilën e bëri Kuliçi, që ua zëvendësoi një pjesë me mall të sekuestruar nga policia dhe pjesën tjetër në mënyrë monetare. Por më tepër ishte problem dhe dekonspirimi i gjithë grupit kriminal të trafikut të drogës kokainë. Për këtë arësye u vendos eleminimi i katërshes së oficerëve shqiptarë të antidrogës që kishin dijeni për emrat. Ia çuan në pritë Dritan Dajtit, i cili dhe me ndihmën e njerëzve të Kuliçit në aksion, me të paktën dy prej tyre, i eleminoi fizikisht dhe tashmë prehen nën dhe.
FBI amerikane por dhe shërbimi sekret britanik janë në dijeni të këtyre fakteve, dhe kanë kërkuar arrestimin e ish badigardit të Berishës, njëherësh dhe ish zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Agron Kuliçaj.
Kjo dhe për faktin se kanë materiale të bollshme për dënimin e tij, mbështetur dhe në kabllogramet e ambasadorit amerikan Xhon Uidhers për DASH, por dhe për një sërë faktesh të tjera që tashmë disponohen përmes provave.
Arrestimi i tij dhe dërgimi para drejtësisë është i realizueshëm dhe për shkak se Dritan Dajti ende vijon të jetë nën gjykim, dhe mund të gjykohet dhe Agron Kuliçi, në ‘paketë’ me dosjen e Dajtit, pa patur nevojë për rihapjen e një dosjeje të re penale. Ata e kërkojnë me insistim, si rrugë për të mbërritur te “shefi” i madh i trafikut të drogës që e ndryshoi linjën duke devijuar Greqinë dhe duke e kaluar direkt në Bullgari-Maqedoni-Qafë Thanë-Durrës dhe Itali./Pamfleti.com
Kabllogrami i ambasadorit të SHBA për Agron Kuliçin:
Në një kabllogram të ambasadës amerikane, ish-zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçajn konsiderohet një njri i korruptuar dhe i implikuar në vrasjen e 4 policëve nga ana e Dritan Dajtit. Ambasada citon edhe ish –drejtorin Burgaj, i cili thotë se Kuliçaj nuk mund të lëvizej nga pozicioni pa miratimin e kryeministrit Berisha.
Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”
Datë 25 nëntor 2009
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Ambasadori John Withers
Klasifikuar si Material konfidencial
Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive. Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.
Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj. Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit. Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht. Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit. Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar. Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane. Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar. Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin. Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn. Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha. Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt.