Një vajzë gjermane, e cila nuk kishte kryer kurrë marrëdhënie seksuale deri në moshën 36 vjeçare, ka vendosur të shesë online virgjërinë e saj. Çmimi që ajo dhe të tjerët i kanë vënë virgjërisë së 36-vjeçares është 250 mijë euro.
Mandy nga Gjermania, e cila punon si asistente në fluturime, u regjistrua në sajtin Cinderella Escorts për të shitur trupin. Lajmi bëri xhiron e rrjetit dhe siç duket, fatlumi ishte një biznesmen nga Mynihu.
Vajza, e cila aspiron të bëhet këngëtare, tha se ishte e kot të priste mashkullin e duhur dhe nëse do të vijonte ta priste, me shumë mundësi do të vdiste e vetme.
Ajo thotë:
Është si puna e lojës në një kazino. Duhet të dish kur duhet të ndalosh. Mund të kaloja vite duke i thënë vetes se do të prisja edhe një vit për të gjetur djalin e duhur, por s’do të ishte kështu. Çdo femër mund të humbasë virgjërinë vetëm një herë, por nëse e mban kaq gjatë, pse të mos vlerësohet?”