Kjo është historia e të voglës Karina Chikitova, një vajzë siberiane e cila në moshën 4-vjeçare humbi së bashku me qenin e saj Naida në Taigën e madhe siberiane, një rajon rus madhësia e të cilit është pothuajse e barabartë me atë të Indisë.
Ishte muaji gusht dhe familja Chikitova, si çdo verë, ishte në Olom në pushime, shkruan ShkodraNews. Babai i Karines kishte shkuar në një ekskursion, por pa e kuptuar ai, e bija vendosi ta ndiqte.
Ndërkohë, gjyshja që ishte në shtëpi ishte e bindur se vogëlushja ishte me të atin.
Kur ata vunë re zhdukjen e saj, kërkimi filloi menjëherë, por ditët kaluan dhe nuk kishte asnjë gjurmë të Karinës dhe qenit të saj Naida.
Natyrisht, dëshpërimi ishte i madh, sepse askush nuk mund të imagjinonte se si një fëmijë i vogël mund të mbijetojnë në pyll, me temperatura të ftohta të natës, pa ushqim apo ujë, dhe, për të bërë gjërat edhe më keq, me kërcënimin e kafshëve të egra, si ujqër dhe arinj.
Pas nëntë ditëve që nga zhdukja, qeni u kthye në shtëpi. Ishte një goditje e madhe, sepse në fillim të gjithë mendonin se ishte një shenjë e keqe, ndoshta Karina nuk ishte më gjallë, shkruan ShkodraNews. Megjithatë, qeni arriti të kapte vëmendjen e të gjithëve dhe i bëri ekipet e shpëtimit ta ndiqnin atë nëpër pyll.
Në mënyrë të pabesueshme, pas tri ditëve të mëtejshme të hulumtimit, ata arritën të gjenin foshnjën, të ftohur, dehidratuar, të uritur, të lodhur, por mrekullisht gjallë.
Vajza e vogël u transportua në spital ku ajo tha se ishte ushqyer me manaferra dhe pinte ujë nga lumi. Ndërsa për ta ngrohur ishte kujdesur shoku i saj besnik Naida, i cili e ngrohu atë çdo natë me ngrohtësinë e tij.
Përveç kësaj, qeni i mirë u kujdes gjithashtu për të mbajtur arinjtë dhe ujqërit larg. Kur fëmija doli nga spitali dhe ishte në gjendje të përqafonte Naidën, gjëja e parë që i tha ishte: “Pse u largove dhe më le vetëm?”
Në atë kohë prindërit kanë marrë shumë kritika në rrjetet sociale, por ata thonë se gjëja e rëndësishme është që vajza e tyre e vogël është kthyer në shtëpi shëndosh.
Nëna deklaron se Karina është e qetë dhe ka një karakter shumë të fortë, qesh, bën shaka dhe luan me fëmijët e tjerë.
Në nder të Karinës dhe Naida, një statujë u ekspozua brenda aeroportit në Yakutsk të Rusisë.
Për fat të mirë, kjo histori e pabesueshme kishte një fund të lumtur, mbi të gjitha falë ndihmës së mikut besnik Naida, shkruan ShkodraNews. Lini një koment dhe mos harroni të ndani me miqtë tuaj dhe të na mbështesni me një LIKE në faqen tonë në Facebook. Përshtati: ShkodraNews