Kur mori detyrën si President, Meta tha se do qëndrojë larg politikës, ndërsa Kryemadhi tha se ajo nuk do jetë Zonjë e Parë. Por me fotot e publikuara dje të gjithë kanë pyetur veten se sa i pavarur mund të jetë një president, kur bashkëshortja e tij fyen e shan çdo ditë qeverinë? Meta kohët e fundit ka treguar se po ndjek linjën e partisë së tij dhe kjo u dëshmua me kthimin e 2 ligjeve për rishqyrtim.
Por qëndrimi i tyre në Kosovë bashkë, duket se ka shërbyer, jo vetëm për të hartuar planin për rrëzimin e idesë së Thaçit, por dhe për të se çfarë do të ndodhë në shtator. Opozita është duke u përgatitur për protesta dhe Meta me Kryemadhin duken se e kanë bërë gati skenarin. Gazeta e ka theksuar se Meta e Berisha po i bëjnë presion të vazhdueshëm Bashës që të shkojë drejt revoltave.
Ata kërkojnë një qeveri teknike. Argumenti që do të përdoret është hapja e negociatave, por plani është më i thellë. Meta dhe e gjithë opozita kërkojnë rrëzimin e reformës në drejtësi. PD ka dalë me 7 propozime, ndërsa LSI ka nisur një sulm frontal ndaj procesit.
Por tashmë Meta është kthyer në Tiranë dhe po ashtu Basha e Berisha dhe tani do mbetet të shihet se çfarë do ndodhë. Mazhoranca e ka thënë hapur se reforma në drejtësi nuk preket.