Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka dhënë një paralajmërim të fortë nga burgu 302 në Tiranë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai shprehet se kam shumë gjëra për të thënë si për ”miqtë” edhe për armiqtë , por në momentin e duhur. Haxhia ndër të tjera thekson se nuk mund të flas askush në emrin e tij për interesat e tyre të pista. Ai vazhdon më tej duke thënë se: Nuk do të kursejë as të majtët dhe as të djathtët që më kanë dëmtuar mua dhe drejtësinë.
Kam shume gjera per te thene dhe do t i them ne momentin e duhur, pa kursyer as armiqte, por as”miqte” qe me kane demtuar mua dhe drejtesise, me negativitet dhe sulme! Pa asnje meshire as per te djathtet e as per te majtet! Sepse nuk kam afere e perlyerje me asnje lloj krahu politik!
Statusi i Izet haxhisë në rrjetet sociale
Te nderuar miqte e mi!
Dje dergova nje mesazh qe me sa duket ka prekur interesat e disave!
Dua te jem i sinqerte me ju: kur erdha dhe u vetedorezova para drejtesise, mendoja se ishte dicka qe duhej bere, per te thene jo vetem te vertetat e mia, por edhe duke zgjuar shqiptaret qe te reflektonin ne ndergjegjet e tyre e te mos fshiheshin me mbrapa hipokrizive dhe kafeneve, nderkohe qe vendi yne eshte ne nje gjendje te mjerueshme!
Ketu gjeta nje degradim total te njeriut! Njerez qe cdo gje e perkthejne dhe e rrotullojne rreth perfitimeve personale dhe lekut!
Vetem leku!
S’ka me asgje tjeter ketu!!!
Nuk jam penduar aspak qe u ktheva!
Nuk kerkoj asgje nga askush, ne menyre absolute!
Por , te gjithe ata qe flasin ne emrin tim, ju them te me zhduken urgjentisht, sepse mjaft perfituat nga jeta ime. e copetuar, duke e kthyer ne reklame te vetvetes!
Kam shume gjera per te thene dhe do t i them ne momentin e duhur, pa kursyer as armiqte, por as”miqte” qe me kane demtuar mua dhe drejtesise, me negativitet dhe sulme! Pa asnje meshire as per te djathtet e as per te majtet! Sepse nuk kam afere e perlyerje me asnje lloj krahu politik!
Nuk kam inate dhe mllefe personale, por kerkoj per here te pare, qe emri im te. mos perdoret nga askush!
E vetmja qe ka te drejte te flase ne emrin tim, eshte DASHURIA ime, e cila ka qene dhe vazhdon te jete me mua, ne cdo ore, ne cdo tradheti dhe braktisje qe kam perjetuar ketu ne Shqiperi,ne cdo fitore a lufte!
Degjoni mire ju qe e akuzoni dhe sulmoni njeriun e vetem qe po me qendron afer e po me jep force per te luftuar: Jéni automatikisht te fshire nga jeta ime, pa asnje perjashtim, qofte familje, qofte miq, kushdo qofte! Ju qe e quani”e dashura”, dijeni mire qe Ajo eshte edhe shoku im me i ngushte, edhe gruaja, edhe bashkeluftetarja, edhe konsulentja,edhe gjithcka qe kam ne jete! Kushdo qe ve ne dyshim cdo fjale te saj, do te perballet heret apo vone me mua, sepse ajo eshte zeri im i vetem dhe askush s guxon te me ndale mua te shprehem nepermjet saj, apo te kercenoje ate per mbyllje goje!
Do me gjeni te gatshem e te padorezuar kurre, nese mundoheni te kercenoni apo te intimidoni Shoten time te pamposhtuar e te mençur!
Ju faleminderit ju, te dashur miq, qe edhe me nje fjale a koment te ngrohte, na gjéndeni prane, jo vetem mua, por edhe Dashurise time! Madje, kushdo qe perkrah ate, me ka perkrahur e dhene 100 fish force edhe mua!
Te tjeret, te me zhduken totalisht, absolutisht dhe pa kthim mbrapa!
Ju pershendes!
Izet Haxhia
Burgu 302,
Tirane!